Enologji / Këshillat e ekspertëve për degustim në shtëpi

24/04/2020 6:50 PM 0 komente

Po sikur të përfitojmë nga izolimi në shtëpi dhe të zbulojmë misteret e verës? Tre ekspertë të Monte-Carlo Société des Bains de Mer na tregojnë sekretet e tyre, për t’ju afruar enologjisë me shumë vetëbesim. Si të zgjidhni një shishe verë, si ta shërbeni dhe si ta mirëmbani qilarin tuaj ashtu siç duhet? Ndiqni udhëzuesin (et)!

 

Arti dhe mënyra e degustimit në shtëpi. Takim me Patric Franc, shef somelier në Hotel de Paris Monte-Carlo

 

Cilat janë etapat që duhet të respektoni për degustimin e një shisheje të re?

Fillimisht duhet që vera të jetë në temperaturën e duhur. Kjo do të thotë 10 deri në 12 gradë për verën e bardhë dhe 17 deri në 19 për verën e kuqe. Gjithashtu, këshillohet ta hapni shishen 30 minuta para servirjes. Kjo është koha e oksigjenimit dhe i bën mirë shumicës së verërave. Nëse bëhet fjalë për një verë të bardhë (Grand Blanc) apo të kuqe, vendosja në broke është e mirë. Por kujdes, verërat e vjetruara nuk pranojnë që të hidhen sërish në shishe në fund të mbrëmjes, prandaj hedhja në broke ju “detyron” ta pini të gjithën! Kur vera është ajrosur sa duhet dhe në temperaturën e duhur, është koha e degustimit.

Si të zgjedhim gotën e duhur?

Ideale, gota të mos jetë shumë e madhe. Njëzetë centilitra është mirë. Një gotë e madhe është e përshtatshme për një verë të re, e cila e pranon shumë ajrosje, kjo gjë do të rrezikonte lodhjen e një vere më të vjetër.

Si do të dukej një qilar ideal?

Është shumë personale. Maksimumi mund të ndjekim njëfarë shpërndarje: 20% shampanjë, 30% verë të bardhë dhe 50% verë të kuqe. Për pjesën tjetër, vendosini vetë! Varet dhe nga qëllimi juaj. Nëse ideja është të mbani shishe vere për më shumë se njëzet vjet, duhet të mbani Grand Crus. Shumica e verërave që shiten në treg mund të durojnë deri në dhjetë vjet, pastaj është dhe çështje shijeje. Secili ka shijen e vet aromatike; duhet të zbuloni, provoni dhe krahasoni.

Cilat janë verërat që këshilloni për fillimin e kësaj pranvere?

Ditët me diell ju çojnë drejt verërave të thjeshta dhe freskuese. Për shembull një verë rosé, një verë e bardhë nga Provence, ose një verë e kuqe nga Loire.

 

Si ta ruajmë verën, me apo pa një qilar? Këshillat e Gennaro Iorio, drejtues dhe shef përzgjedhje i verës.

 

Si të dallojmë nëse një verë duhet të ruhet apo hapur menjëherë?

Çdo emër prodhon një lloj vere që korrespondon me një kohë mesatare ruajtje. Për shembull, ne do të pimë një verë rosé më shpejt sesa një verë të bardhë ose një bourgogne-pinot noir sesa një nuits-saint-georges. Kriteri i dytë për të marrë parasysh është data në etiketë.

Udhëzuesit profesionalë ofrojnë informacion mbi evolucionin e verërave dhe kohën e duhur për hapjen e tyre. Thënë kështu, ka nuanca të ndryshme nga një prodhues te një tjetër, i lidhur me territorin, fermentimi i mushtit dhe transformimi i tij në verë…

… Tregtari juaj i preferuar i verës mund t’ju këshillojë.

Si t’i rendisim shishet e verës në një qilar?

Siguroni dollapë për t’i sistemuar. Ekzistojnë pothuajse në të gjitha materialet. Për t’i zgjedhur ka vetëm një kriter: t’i blini me ndarje 12-24 shishe apo individuale? Në rastin e parë, preferohet të pajisen me ndarje, ndoshta dhe me mundësinë e zhvendosjes së rafteve; në rastin e dytën, krijoni një sistem bllokues në formën e hojeve të bletëve që lejon ruajtjen individuale. Nëse vendosni të përdorni dru, ekziston lloji që nuk kalbet.

Për sa i përket temperaturës dhe lagështisë, cili cilësohet një qilar i mirë?

Ideal është 13 deri në 15 gradë dhe 70% lagështi minimumi. Nëse keni një qilar të vërtetë nëntokë, ai është natyrisht i freskët dhe i lagësht, është i përsosur. Përndryshe, ka kondicionerë të përshtatur posaçërisht në planifikimin e qilarëve të verës, të cilat bëjnë të mundur ambientin ideal dhe vetërregullues. Gjithashtu duhet të siguroheni që nuk ka shumë dridhje.

Si t’i ruani shishet kur nuk keni mundësi të keni një bodrum?

Vera është bërë një produkt i vërtetë kulturor. Konsumatorët ndiejnë nevojën për të mbajtur dhe vjetruar shishet e tyre në kushtet më të mira, dhe t’i shërbejnë ato në temperaturën optimale. Ideale për këtë është të investoni në një kabinet vere. Ekzistojnë me cilësi të mirë që rregullojnë temperaturën dhe lagështinë, ndalojnë dridhjet, filtrojnë aromat dhe e mbajnë verën larg dritës.

 

Biodinamika, varietetet e reja të rrushit: si të gjeni veten? Të preferuarat e Bruno Scavo, shef somelier.

 

Metodat e reja të prodhimit (biodinamika, vera natyrale) a bëjnë ato verë të mirë?

Sipas meje, këto qasje të reja mund të japin rezultate mjaft interesante. Biodinamika nganjëherë kritikohet se ka një karakter të caktuar ezoterik, pasi përfshin – ndër të tjera – përshtatjen e kalendarit të verës në ciklin e hënës. Por këto kritika tani janë të prapambetura: shumë prodhues bëjnë punë serioze dhe arrijnë të marrin verëra shumë të mira. Le Clos Saint-Vincent, për shembull, për të qëndruar afër Monakos.

A ka ndonjë varietet të ri rrushi që ju duket interesant?

Le të themi se disa mënyra më duken se janë plotësisht të justifikuara. Aktualisht flitet shumë për nerello mascalese, një rrush italian i gjetur në Sicili, në rajonin e Etnës. Është një tokë vullkanike dhe ranore që ofron një verë me një kompleksitet të madh. Unë gjithashtu vlerësoj Assyrtiko-n nga Santorini, një varietet që vilet në një shportë për të mbrojtur bimën nga era dhe pluhuri: i jep një aciditet të lartë, me një prekje të këndshme minerale. Dhe pastaj plavac mali nga Kroacia, feteasca nga Rumania … Teknikat e reja të prodhimit të verës bëjnë të mundur aventura të bukura në shumë pjesë të Europës.

Thuhet se jeni dhe amator i birrës…

Është veçanërisht gruaja ime që e njeh më mirë! Por mua më pëlqen shumë ajo që po ndodh në këtë fushë, veçanërisht moda për India Pale Ale dhe birrat aromatike.

Çfarë të hapim për aperitiv?

Le të improvizojmë një koktej me birrë. Marrim një Kriek, birrë me qershi. Me këtë, përziejmë … vodka … pak Aperol … lëng limoni, dhe pak pikante. Si ju duket kjo?

 

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of