26 maj 2020, RESTON, Va
ENR E RENDIT PËRSERI BECHTEL-IN NË VEND TË PARË NË LISTËN E SAJ TË 400 KONTRAKTORËVE KRYESOR TË SH.B.A.
Tranzitimi i përmirësuar, qasja e zgjeruar në energjinë e sigurt, ulja e sasisë së mbeturinave të rrezikshme e mbajnë kompaninë në vendin e parë për vitin e 22-të radhazi.
Bechtel – një udhëheqës botëror në inxhinieri, prokurim dhe ndërtim – është renditur në vendin e parë në listën e Engineering News-Record (ENR) (Lajmet-Regjistrat e Inxhinierisë) së 400 Kontraktorëve Kryesor të Sh.B.A-së për të 22-tin vit radhazi. Botuesi kryesor në industrisë, ENR, i përpiloi renditjet duke u bazuar në të ardhurat e kompanive nga ndërtimit në vitin 2019.
“Ne falenderojmë klientët tanë që na besuan neve për t’i ndihmuar të arrijnë qëllimet e tyre në vitin 2019 dhe për partneritetin e tyre të vazhdueshëm teksa bashkëpunojmë ngushtë për të përballuar efektivisht ndikimin e pandemisë së koronavirusit”, tha Kryetari dhe Drejtori Ekzekutiv i kompanisë, Brendan Bechtel. “Kjo mirënjohje është një dëshmi e qëndresës, talentit dhe përkushtimit të njerëzve tanë, të cilët rreshtohen me klientët tanë për të hartuar dhe ndërtuar projekte, të cilat e bëjnë botën më të sigurt, më produktive dhe më të qëndrueshme”.
Bechtel-i u rendit ndër kompanitë me performancë më të mirë në disa sektorë të tregut. Kompania ruajti vendin e saj të 1rë në sektorin e tregut të energjisë dhe u ngrit në vendin e 1rë në sektorin e Mbeturinave Industriale dhe të Rrezikshme. Kompania u ngrit në vendin e 2të në sektorin e Naftës.
Bechtel ishte gjithashtu kontraktori numër 1 amerikan, që punon jashtë SH.B.A-së.
Viti i kaluar prodhoi përparim të konsiderueshëm për klientët e Bechtel-it, projektet e të cilëve do të përmirësojnë lëvizshmërinë, do të rrisin furnizimin me energji të sigurt dhe të përballueshme, do të eliminojnë mbeturinat e rrezikshme dhe do të përmirësojnë ekonomitë. Ndër ngjarjet më kryesore:
Partneritetet e reja të siguruara në 2019 e pozicionojnë Bechtel-in për rritjen e vazhdueshme. Midis tyre:
RRETH BECHTEL-IT
Bechtel-i është një partner i besueshëm në inxhinieri, ndërtim dhe menaxhim projekti për industrinë dhe qeverinë. Të dalluar dhe të veçuar për cilësinë e njerëzve tanë dhe përpjekjen tonë të pandalshme për të dhënë rezultatet më të suksesshme, ne i rreshtojmë aftësitë tona paralel me objektivat e klientëve tanë, për të krijuar një ndikim të qëndrueshëm pozitiv. Që nga viti 1898, ne kemi ndihmuar klientët të përfundojnë më shumë se 25,000 projekte në 160 vende të botës në të shtatë kontinentet, të cilat kanë krijuar vende pune, ekonomi të rritura, kanë përmirësuar qëndrueshmërinë e infrastrukturës së botës, kanë rritur aksesin ndaj energjisë, burimeve dhe shërbimeve jetësore dhe e kanë bërë botën një vend më të sigurt dhe më të pastër.
Bechtel-i i shërben tregjeve Infrastrukturore; Bërthamore, të Sigurisë dhe Mjedisi; Naftës, Gasit dhe Kimikateve; dhe tregjeve të Minierave dhe Metaleve. Shërbimet tona shtrihen nga planifikimi fillestar dhe investimi deri në start-up (hapje biznesi) dhe operacione.
https://www.bechtel.com/
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.