Është paradoksale, kriza e koronavirusit, që po paralizon ekonominë botërore dhe po shton frikën në të gjitha vendet, sjell me vete një efekt anësor pozitiv: rënien e emetimeve ndotëse në Kinë, siç shihet në grafik.
Fabrikat që punojnë me ritme që nuk e kapërcejnë 30% të aktivitetit normal dhe trafiku thuajse zero në periudhën e lëvizjeve të mëdha në Vitin e Ri Hënor kanë përmirësuar ndjeshëm ajrin.
Ky është një efekt ekonomik indirekt i epidemisë, me një reduktim të emetimeve të dioksidit të karbonit në 100 milionë tonë (një sasi e përafërt me atë që gjeneron Kili në një vit).
Por sa keq, që qytetarët nuk mund të “përfitojnë nga ky rast”, për shkak të qëndrimit të një pjese të madhe të tyre në karantina në zona të ndryshme në Kinë, ndërsa në epiqendrën e Hubeit ata janë thuajse në një shtetrrethim absolut.
Faza “ekologjike” e shoqërisë kineze dëshmohet në këtë grafik që krahason konsumin e përditshëm të qymyrit, lënda djegëse më ndotëse, gjatë mesatares së tij historike në 10 vjet (2009 – 2019) me atë aktuale. Praktikisht zero. Me fjalë të tjera, duhej një epidemi për ta shndërruar Kinën në një komb “green”. Ndërkohë që në një anë është ajri më pak i ndotur, në tjetrën është PPB e zymtë kineze, që në tremujorin e parë, sipas Morgan Stanley do të jetë maksimumi 3,5%.
Burimi: Business Insider