Shtatë marrëveshje u firmosën mes Shqipërisë dhe Turqisë, gjatë vizitës zyrtare të presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan në Tiranë, i shoqëruar me një pjesë të kabinetit qeveritar.
Marrëveshjet e firmosura janë në fushën e zbatimit të ligjit, arkivës shtetërore, në fushën e protokollit, emergjencave civile, medias dhe operas.
Marrëveshjet që u firmosën
1- Memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin në fushën e trajnimeve për zbatimin e ligjit ndërmjet qeverisë së Turqisë dhe Shqipërisë.
2- Protokoll Bashkëpunimi ndërmjet Drejtorisë së Arkivit Shtetërore Turqisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivit.
3- Memorandum mirëkuptimi për Bashkëpunimin në Fushën e Rinisë dhe Sporteve ndërmjet ministrisë se Turqisë dhe asaj shqiptare.
4- Memorandum mirëkuptimi ndërmjet ministrisë së jashtme të Turqisë dhe asaj shqiptare për bashkëpunimin në fushën e protokollit.
5- Protokoll bashkëpunimi ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme Shtetërore të Operas së Baletit dhe të ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Turqisë dhe Ansamblit të Operas dhe Baletit dhe Folklorit shqiptar.
6 -Memorandum mirëkuptimi në fushën e menaxhimit të Fatkeqësive ndërmjet Drejtorisë së Emergjencave dhe Ministrisë së Brendshme të Turqisë.
7- Një marrëveshje bashkëpunimi do të jetë ndërmjet Agjencisë Anadolu dhe Agjencisë Telegrafike Shqiptare.
Gjatë vizitës një ditore në Shqipëri presidenti turk vizitoi Laçin, ku u finalizua projekti për rindërtimin e lagjes së re me 522 apartamente, financim i qeverisë turke.
Pas firmosjes së marrëveshjeve pritet që presidenti Erdogan të marrë pjesë në ceremoninë Zyrtare të Inaugurimit të Xhamisë së Et’hem Beut. Në përfundim të vizitës, Recep Tayyip Erdoğan do të mbajë fjalën e tij drejtuar Kuvendit në seancën e posaçme parlamentare.
Presidenti Erdoğan në vizitën e tij shoqërohet nga ministri i Jashtëm Mevlüt Çavuşoğlu, ministri i Brendshëm Süleyman Soylu, ministri i Mjedisit, Urbanizimit dhe Ndryshimeve Klimatike, Murat Kurum, ministri i Rinisë dhe Sporteve, Mehmet Muharrem Kasapoğlu, ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar, dhe ministri i Kulturës dhe Turizmit, Mehmet Nuri Ersoy.
Vijon…
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.