ERE ka aprovuar kërkesën e shoqërisë “BallenjaPower Martanesh sh.p.k” për licencimin e saj në treg, me funksion prodhimin, tregtimin dhe furnizimin me energji elektrike.
Gjatë mbledhjes së fundit të bordit të ERE, u aprovua dhe kërkesa e “HecLashkiza”sh.p.k, për prodhimin dhe tregtimin e energjisë elektrike, burimi i energjisë së të cilës do të merret nga Hec-et “Lashkiza 1” dhe “Lashkiza 2”, vendim i cili është botuar së fundmi edhe në Fletoren Zyrtare.
Vendimet e ERE u morën në zbatim të nenit 13 të Ligjit Nr. 43/2015, “Për Sektorin e Energjisë Elektrike”; nenit 8 të Rregullores për Organizimin dhe Funksionimin e Brendshëm të Entit Rregullator të Energjisë të miratuar me Vendimin Nr. 141, datë 24.12.2008 dhe nenit 14 të Rregullave të Praktikës dhe Procedurave të ERE-s.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.