ERE miraton me efekt prapaveprues kontratën KESH-OSHEE, çmimet në euro

13/11/2019 12:25 PM 0 komente

Enti Rregullator i Energjisë ka miratuar në datën 4 nëntor kontratën “Për shit-blerjen e energjisë elektrike ndërmjet shoqërisë së prodhimit të energjisë elektrike/kesh sh.a., aksionet e së cilës kontrollohen plotësisht ose pjesërisht nga shteti dhe furnizuesit të shërbimit universal/OSHEE sh.a. për furnizimin e klientëve fundorë për periudhën kohore 01.03.2019 – 31.12.2019”. Sipas kontratës sasia e programuar/kontraktuar e prodhimit të energjisë elektrike për vitin 2019 dhe vitet 2019-2023 dhe sipas këtij vendimi është 3,950,000 MWh.

Vlera që rezulton për sasinë e energjisë së paplotësuar nga shitësi me çmimin e përcaktuar sipas parashikimeve të nenit 5 të VKM nr. 244/2016 datë 30.03.2016, “Për miratimin e kushteve për vendosjen e detyrimit të shërbimit publik, që do të zbatohen ndaj të licencuarve në sektorin e energjisë elektrike, të cilët ushtrojnë aktivitetin e prodhimit, transmetimit, shpërndarjes dhe furnizimit me energji elektrike”, i ndryshuar.

Në rast të mos-performancës nga ana e shitësit: Në atë shkallë që Shitësi (Pala Livruese) nuk i konfirmon Blerësit të gjithë sasinë mujore/javore/ditore të përcaktuar në pikën 1 të nenit 2 të Kontratës, por në çdo rast jo më shumë se sasia e nevojshme për furnizimin e klientëve fundorë që përfitojnë nga shërbimi universal i furnizimit dhe kjo paaftësi nuk shfajësohet nga një ngjarje e Forcës Madhore ose nga mos-përformanca e Palës tjetër, Blerësi (Pala Pranuese) ka të drejtën e një kompensimi për sasinë e energjisë elektrike që rezulton si diferencë ndërmjet sasisë vjetore të përcaktuar në pikën 1 të nenit 2 dhe sasisë vjetore që rezulton si shumë e sasive të konfirmuar/nominuar.

Shlyerja e energjisë do të bëhet në euro pavarësisht se të dyja shoqëritë janë publike dhe me capital në lekë. “Me qëllim përmbushjen e këtij detyrimi shitësi pranon të hapë një llogari të dedikuar escroë në monedhën Euro në një nga bankat e nivelit të dytë llogari në të cilën do të depozitojë të ardhurat e nevojshme për garantimin e shlyerjes së detyrimeve për sasite e paplotësuara nga shitësi të detyrimeve kontraktuale sipas parashikimeve ligjore. Shitësi merr përsipër që keto të ardhura të mos i përdorë për asnjë qëllim tjetër përvecse për qëllimin e përcaktuar në këtë kontratë”.

Kontrata ka efekt prapaveprues pasi sipas vendimit do të hyjë në fuqi në datën e miratimit nga ERE(4 nëntor) por i shtrin efektet nga data 01.01.2019 deri në 31.12.2019. Edhe Autoriteti I Konkurrencës është shprehur dakort me kontratën.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of