Trafiku i të dhënave në rrjetet mobile është rritur rreth 300 herë në dhjetë vitet e fundit. Brenda vitit 2027, 5G do të bëhet teknologjia mobile mbizotëruese.
Të martën, shoqëria suedeze e telekomunikacioneve, me seli në Stokholm, Ericsson, rriti parashikimet e saj globale për abonimet mobile 5G në 660 milionë brenda fundit të këtij viti, duke theksuar kërkesën më të fortë se parashikimi në Kinë dhe në Amerikën e Veriut.
Prodhuesi i pajisjeve të telekomunikacionit, që kishte parashikuar më parë 580 milionë abonime, tha se pret 4.4 miliardë abonime 5G brenda fundit të vitit 2027, e barabartë me thuajse gjysmën e abonimeve mobile në atë kohë.
Ericsson tha në raportin e saj dyvjeçar mbi mobilitetin se kërkesa e fortë në Kinë dhe në Amerikën e Veriut u udhëhoq pjesërisht nga ulja e çmimeve të pajisjeve 5G.
Ndërkohë që 5G do të bëhet teknologjia dominuese për aksesin nga celulari nga abonimet në vitin 2027, Ericsson parashikon që abonimet 4G do të arrijnë kulmin në tremujorin e katërt 2021 dhe më pas do të reduktohen me migrimin e abonentëve drejt 5G.
Ericsson, e cila konkurron me kompaninë kineze Huawei dhe atë finlandeze Nokia, shtoi se 75% e popullsisë botërore do të ketë akses në mbulimin 5G në 2027-n.
“Komunikimi mobile ka pasur ndikim të jashtëzakonshëm në shoqëri dhe në biznes në dhjetë vitet e fundit. Kur shikojmë në vitin 2027, rrjetet mobile do të jenë më shumë se kurrë pjesë tërësore e mënyrës se si ne ndërveprojmë, jetojmë dhe punojmë” – shpjegon Fredrik Jejdling, Executive Vice President dhe Head of Networks, në Ericsson.
/ Reuters