Euro 2020 në shifra. Një kthesë historike?

12/06/2021 10:10 PM 0 komente

Euro 2020 po zhvillohet në një moment historik – si në luftën e Europës kundër pandemisë që ka ndryshuar botën në të cilën ne të gjithë jetojmë – si në një botë të futbollit që ndryshon dhe përpiqet dëshpëmisht të gjejë stabilitet, me sfida si të brendshme dhe të jashtme…

KPMG Football Benchmark ka bërë bilancin e vlerësimeve dhe aspekteve ekonomike të kompeticionit dhe mënyrën se si ato lidhen me një turne që ka të ngjarë të simbolizojë një periudhë shprese të madhe në të ardhmen tonë sociale dhe atë të futbollit.

Euro 2020 fillimisht ishte parashikuar si një kompeticion i shtrirë në 11 qytete pritëse (në vend të një shteti pritës), me sloganin ‘Building Bridges’ (Ndërtimi i urave). Sot slogani merr kuptim dhe domethënie të shumta, duket qenë se Euro 2020 pasqyron gjithnjë e më shumë një qëllim social më të gjerë, shpresën dhe dëshirën për të ecur përpara.

Drejtuesi legjendar i Liverpool, William Shankly, një herë pati thënë: “Disa njerëz besojnë se futbolli është një çështje jete apo vdekje, jam shumë i zhgënjyer nga ky mendim. Mund t’ju siguroj se është shumë, shumë më e rëndësishme se kjo”. Ky është një emocion që çdo futbollist, tifoz apo drejtues sportiv e kupton, ndoshta në këto kohëra pandemie, më qartë se kurrë më parë.

Euro 2020 do të mbahet mend në historinë e futbollit si një ngjarje historike, ndoshta duke përfaqësuar një pikë kthese në luftën kundër pandemisë në Europë, por deri në ç’pikë na çon ky udhëtim rikthimi në botën në të cilën jetonim njëherë?

Hapja e dyerve të stadiumeve për tifozët ishte një kërkesë kyçe e UEFA, por pjesa më e madhe e stadiumeve nuk do të jetë me kapacitet të plotë.

“Hungaria është i vetmi vend, stadiumi i së cilës, ‘Puskás Aréna’, me 67 mijë vende do të mbushet i gjithi, me kërkesa të rrepta për hyrje në stadium, ndjekur nga Baku dhe Shën Petërburgu, që konfirmuan se tifozët që do të ndjekin ndeshjet në stadium do të arrijnë deri në 50% të kapacitetit të impiantit, deri në 34 mijë tifozë. Vendet e tjera mirëpritëse po planifikojnë të veprojnë me një kapacitet më të ulët, me rreth 15-20 mijë tifozë. Në pjesën më të madhe të rasteve, numri i tifozëve mund të rritet nëse rrethanat mund ta lejojnë” shkruhet në raportin e Football Benchmark.

“Është interesante se në 6 vendet – Azerbajxhan, Danimarkë, Hungari, Rumani, Rusi dhe Skoci – nuk është zhvilluar asnjëherë një ndeshje e kompeticionit europian, ndërsa nga 11 stadiumet e përzgjedhura, vetëm në dy është zhvilluar një ndeshje e këtij turneu: “Stadio Olimpico” në Romë dhe “Johan Cruyff Arena” në Amsterdam, duke mos marrë llogaritur ish-stadiumin e Wembley.

Duke parë 24 ekipet e kualifikuara, Finlanda dhe Maqedonia e Veriut do të bëjnë debutimin e parë në Euro 2020, me 19 vende që do të rikthehen nga edicioni i 2016-s. “Gjermania së bashku me Kampionët e Europës në fuqi, Portugalia, dhe Kampionët e Botës në fuqi, Franca, mburren për kualifikimin rekord në Kampionatin Europian, 13 herë. Me përjashtim të Rumanisë dhe Azerbajxhanit, 9 nga 11 vendet mirëpritëse ia kanë dalë të kualifikohen në turne” – thotë raporti.

Shifrat

Futbolli nuk është vetëm futboll, por është pashmangshmërisht edhe para. Në Euro 2020, çdo ekip do të marrë një shpërblim për pjesëmarrjen prej 9.25 milionë eurosh, me bonuse të tjera në varësi të ecurisë, kurse ekipi që do të ngrejë trofeun, do të fitojë 34 milionë euro.

“Në mbarë botën, parashikohet që më shumë se 2 miliardë shikues do të ndjekin ndeshjet live, ndërsa një ndeshje e vetme do të ndiqet mesatarisht nga 140 – 150 milionë shikues. Finalja e Kampionatit të fundit Europian, me Portugalinë që mundi Francën në Paris, në vitin 2016, u ndoq nga rreth 284 milionë shikues. Ajo është ndeshja e dytë më e ndjekur në historinë e kompeticionit. Rekordin e mban finalja e Euro 2012 (Spanja mbron titullin me fitoren 4-0 me Italinë në Kiev) e cila u ndoq nga rreth 300 milionë shikues” – shkruan raporti.

Të drejtat televizive parashikojnë që ARD dhe ZDF do të transmetojnë thuajse gjithë ndeshjet drejtpërdrejt në Gjermani, në një marrëveshje 150 milionë euro, që mbulon edhe platformat në internet dhe rrjetet sociale. BBC dhe ITV në Mbretërinë e Bashkuar, do të paguajnë 140 milionë sterlina.

Në lidhje me sponsorët, raporti shkruan se ka “disa elemente të reja”. Lista e 12 sponsorëve kryesorë Alipay, Booking.com, Coca-Cola, FedEx, Heineken, Hisense, Qatar Airways, SOCAR, Takeaway.com, Tik Tok, Vivo e Volkswagen – paraqet vetëm dy marka që janë të pranishme që nga 2016 – Hisense dhe Coca-Cola

/ *Paul Nicholson, Inside World Football

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of