Monedha euro ka avancuar kundrej dollarit amerikan duke vazhduar kështu ruajtjen e niveleve të larta gjatë gjithë kësaj jave. Rritja e letrave me vlerë amerikane dështoi në përpjekjen e saj për të forcuar dollarin, ndërkohë që rigjallërimi ekonomik i euros dhe pritshëritë për një shtrëngim të mëtejshëm monetary e bënë akoma edhe më tërheqëse monedhën e përbashkët në sytë e investitorëve.
Mëngjesin e kësaj të premteje, monedha euro ishte në nivele të qëndrueshme ndaj dollarit amerikan duke u këmbyer me 1.2505 euro për dollarë amerikanë, gjithsesi jo shumë larg niveli të saj të lartë (më i larti në këto tre vitet e fundit) ku u këmbye me 1.2538 euro për dollarë amerikanë. Gjatë gjithë kësaj jave ajo shënoi një rritje me 0.6 për qind.
Indeki i dollarit që e krahason atë me gjashtë prej homologëve më të rëndësishëm të grupit ishte në nivel të qëndrueshëm.
Jeni kinez vazhdoi avancimin e tij kundrejt dollarit. Gjatë gjithë kësaj jave ai u rrit me 0.8 për qind, duke u tregtuar ne nivele të cilat nuk i kishte shënuar që prej gushtit të vitit 2015.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.