Monedha e përbashkët, euro humbi pikë mëngjesin e kësaj të premteje kundrejt dollarit amerikann dhe u këmbye me 1.0827 euro për dollarë amerikanë, njëkohësisht edhe niveli i saj më i ulët në tre vitet e fundit.
Euroja u këmbye me 1.0619 franga zviceriane.
Jeni ishte në nivele të qëndrueshme kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 109.80 jen për dollarë amerikanë.
Indeksi i dollarit amerikan që e krahason atë me gjashtë prej homologëve më të rëndëishëm të grupit avancoi mëngjesin e kësaj të premteje, ndërkohë që gajtë muajit të kaluar ky indeks shënoi një rritje me 1.8 për qind.
Paundi britanik u këmbye me 1.3045 dollarë amerikanë.
Lira turke humbi 0.3 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 6.0603 lira turke për dollarë amerikanë.
Yuan-i kinez ra me 0.06 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 6.9818 yuan për dollarë amerikanë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.