Monedha euro shënoi rënie mëngjesin e ditës së sotme kundrejt dollarit amerikan, duke u këmbyer me 1.1471 euro për dollarë amerikanë, pasi arriti nivelin e saj të lartë ku u këmbye me 1.1593 euro për dollarë amerikanë.
Ndërsa dollari amerikan shënoi rritje kundrejt jenit, duke u këmbyer me 114.55 dollarë amerikanë për jen, duke iu afruar kështu nivelit të tij të lartë të shënuar në nëntor të 2017 ku u këmbye me 114.735 dollarë amerikanë për jen.
Indeksi i dollarit amerikan që e krahason atë me gjashtë prej homologëve më të rëndësishëm të grupit avancoi me 0.3 për qind, duke shënuar kështu nivelin e tij më të lartë në këto shtatë javët e fundit.
Paundi britanik ishte në nivele të qëndrueshme mëngjesin e ditës së sotme kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 1.2933 paund britanikë për dollarë amerikanë.
Monedha rupi e Indonezisë humbi shumë pikë mëngjesin e ditës së sotme, si pasojë e rritje së kostos së importit të naftës.
Dollari australian humbi pikë kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 0.7091 dollarë australianë për dollarë amerikanë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.