Euro hyn në trajektore rritëse, a do të zgjasë?!

08/01/2019 12:41 PM 0 komente

Monedha e përbashkët ka fituar ndjeshëm pikë ndaj lekut ditën e sotme, duke u këmbyer me 123.81 lekë, ose 0.26 lekë më shumë se një ditë më parë.
Në raport me datën 26 dhjetor, kur euro arriti në nivelin më të ulët nga gushti 2008, duke zbritur në 122.69 lekë, monedha e përbashkët ka fituar 1.16 lekë, duke u forcuar ndjeshëm në pak ditë.
Forcimi i euros është një tendencë sezonale në dy ditët e fundit të vitit dhe në fillim të janarit, pas rënies së saj në dhjetor si rrjedhojë e efekteve sezonale, që lidhen kryesisht me prurjet valutore të shtuara nga emigrantët.
Por aktorët e tregut janë skeptikë, nëse euro do të arrijë të mbajë këtë trajektore rritëse. Ata pohojnë që likuiditeti në euro është shumë i lartë, ndërsa kërkesa për monedhën e përbashkët është e ulët.
Në janar të një viti më parë, euro u rrit me shpejtësi në janar, duke arritur në gati 134 lekë në mes të tij, vetëm për të rënë me shpejtësi muajt e mëvonshëm, duke humbur rreth 11 lekë brenda 2018-s, duke shënuar në këtë mënyrë rënien më të madhe vjetore që nga 2014-a.
Këtë vit euro po e nis janarin në një nivel më të pafavorshëm prej gati 124 lekësh dhe ekspertët nuk përjashtojnë mundësinë që monedha e përbashkët të zbresë në 120 lekë, që nëse do të ndodhte do të shënonte nivelin më të ulët historik që kur euro doli si monedhe fizike në vitin 2002.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of