Monedha e përbashkët shënoi rritje mëngjesin e kësaj të enjteje kundrejt dollarit amerikan. Ajo avancoi me 0.1 për qind dh eu këmbye me 1.1152 euro për dollarë amerikanë.
Indeksi i dollarit amerikan që e krahason atë me gjashtë prej homologëve më të rëndëishëm të grupit, ishte në nivelin 97.925. DXY.
Ndërsa dollari amerikan u këmbye me 105.91 jen.
Franga zviceriane u këmbye me 0.9735 dollarë amerikanë.
Paundi britanik u këmbye me 1.2069 dollarë amerikanë.
Dollari australian avancoi me 0.5 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 0.6786 dollarë australianë për dollarë amerikanë.
Yuan-i kinez avancoi me 0.2 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 7.0391 yuan për dollarë amerikanë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.