Euro rritet, dollari bie

30/12/2019 9:02 AM 0 komente

Monedha e përbashkët, euro fitoi pikë mëngjesin e kësaj të hëne kundrejt dollarit amerikan. Ajo u rrit me 0.23 për qind dhe u këmbye me 1.1201 euro për dollarë amerikanë.

Ndërsa dollari amerikan ra me 0.27 për qind kundrejt jenit dhe u këmbye me 109.11 dollarë amerikanë për jen.

Indeksi i dollarit amerikan që e krahason atë me gjashtë prej homologëve më të rëndëishëm të grupit ra me 0.14 për qind, duke shkuar në 96.786. DXY.

Paundi britanik avancoi me 0.26 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 1.3110 paund britanikë për dollarë amerikanë.

Dollari australian u këmbye me 0.6990 dollarë amerikanë.

Dollari i Zelandës së Re u këmbye me 0.6719 dollarë amerikanë.

Yuan-i kinez avancoi me 0.2 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 6.9801 yuan për dollarë amerikan.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of