Monedha e përbashkët, euro, avancoi mëngjesin e ditës së sotme kundrejt dollarit amerikan. Ajo u rrit me 0.4 për qind dhe u këmbye me 1.2068 euro për dollarë amerikanë.
Indeksi i dollarit amerikan, që e krahason atë me gjashtë prej homologëve më të rëndëishëm të grupit ra me 0.4 për qind.
Dollari amerikan humbi pikë edhe kundrejt jenit. Ai ra me 0.3 për qind dhe u këmbye me 107.61 dollarë amerikanë për jen.
Yuan-i kinez u këmbye me 6.491 dollarë amerikanë.
Paundi britanik avancoi me 0.3 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 1.3879 paund britanik për dollarë amerikanë.
Kundrejt euros, paundi britanik ishte në nivele të qëndrueshme dhe u këmbye me 86.86 paund britanik për euro,njëkohësisht edhe niveli i tij më i ulët gjatë kësaj jave.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.