Monedha e përbashkët, euro, avancoi mëngjesin e kësaj të premteje kundrejt dollarit amerikan. Ajo avancoi me 0.6 për qind dhe u këmbye me 1.2132 euro për dollarë amerikanë.
Jeni u rrit me 0.5 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 108.53 jen për dollarë amerikanë.
Paundi britanik avancoi me 0.4 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 1.3948 paund britanik për dollarë amerikanë.
Indeksi i dollarit amerikan që e krahason atë me gjashtë prej homologëve më të rëndëishëm të grupit ishte në nivelin 90.837 .DXY, duke shënuar një rritje prej 0.1 për qind.
Dollari kanadez ra me 0.2 për qind kundrej dollarit amerikan.
Dollari Australian ra me 0.1 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 0.77735 dollarë australianë për dollarë amerikanë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.