Monedha e përbashkët avancoi mëngjesin e ditës së sotme kundrejt dollarit amerikan, duke u këmbyer me 1.1550 euro për dollarë amerikanë, duke lënë pas kështu nivelin e saj të ulët prej 1.1429 euro për dollarë amerikanë.
Ndërsa dollari amerikan shënoi rënie mëngjesin e ditës së sotme duke u këmbyer me 112.17 dollarë amerikanë për jen.
Indeksi i dollarit amerikan, që e krahason atë me gjashtë prej homologëve më të rëndësishëm të grupit ra me 0.1 për qind në 95.263 .DXY.
Paundi britanik ra me më pak se 0.05 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 1.3195 GBP për USD.
Yuani kinez u këmbye me 6.9305 yuan për dollarë amerikanë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.