Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye me 138.05 lekë, në krahasim me 138.08 gjatë ditës së djeshme.
Leku mbetet i fortë në raport me fillimin e vitit, kur ai kuotohej me rreth 140 lekë për një euro.
Forcimi i monedhës vendase është kryesisht pasojë e dobësimit të euros në bursat ndërkombëtare si dhe rritjen e kërkesës për lekë, si pasojë e shtimit të turistëve, kryesisht nga Kosova.
Ndërkohë dollari duket se nuk po e ndal më rritjen në tregun e brendshëm të këmbimit valutor. Ai është këmbyer me 109.68 lekë, nga 109.68 lekë që ishte një ditë më pare, duke o forcuar lehtë me vetëm 0.04 lekë.
Stina e nxehtë pritet të sjellë një vlerësim të mëtejshëm të monedhës vendase, si pasojë e rritjes së numrit të turistëve, emigrantëve, që shtojnë kërkesën për lek në tregun e brendshëm.
Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollari Amerikan USD 109.68 +0.04
EURO EUR 138.05 -0.03
Poundi Britanik GBP 171.72 -0.29
Franga Zviceriane CHF 114.96 +0.03
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.