Euro vijon rritjen, dollari bie nën 109 lekë

22/11/2012 12:36 PM 0 komente

Monedha europiane po qëndron e fortë në tregun valutor vendas, duke iu afruar ngadalë kufirit prej 140 lekë.

Euro është forcuar, duke konfirmuar kërkesën e lartë për të në tregun vendas të këmbimit valutor. Euro u këmbye me 139.68 lekë, duke u vlerësuar 0.06 lekë krahasuar me një ditë më parë. Monedha europiane po shënon një përmirësim në tregun vendas ndërkohë që në tregjet ndërkombëtare ka pësuar një dobësim kundrejt dollarit. Kërkesa e lartë për monedhën e përbashkët në tregun vendas të këmbimit valutor, por e rrit vazhdimisht euro dhe e po e mban të fortë atë në treg.

Dollari gjithashtu ka rregjistruar një ditë negative duke zbritur menjëherë nën kuotën 109 lekë. Monedha amerikane është zhvlerësuar ndjeshëm,  0.665 lekë krahasuar me një ditë më parë, duke u këmbyer me 108.64 lekë.

 

Lekë për njësi të monedhës së huaj

Dollari Amerikan        USD    108.64             -0.65

EURO                                     EUR    139.68             +0.06

Poundi Britanik           GBP    173.29             -0.59

Franga Zviceriane       CHF    116.04             +0.03

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of