Rënia e euros vjen si pasojë e shtimit të saj në tregun e brendshëm si pasojë e numrit të madh të turistëve kosovarë, që po pushojnë në bregdetin vendas. Por një efekt të ndjeshëm po jep edhe situata ndërkombëtare, ku megjithë vendimet e ndërmarra së fundmi nga udhëheqësit europiane (së fundmi ulja e normës bazë të interesit), euro ka vijuar të kuotohet në nivele të ulëta.
Një lajm i mirë ky për të gjithë ata që kanë marrë huatë në euro, që në fakt zënë rreth 67% të totalit të kredive në sistemin bankar. Nga ana tjetër, pritet që dobësimi i monedhës europiane të shoqërohet edhe rënien e çmimeve të shumë produkteve, të cilat importohen nga vendet e BE-së.
Dollari ndërkohë po njeh ditët e tij më të mira. Ditën e sotme ka rregjistruar një forcim prej 0.4 lekë kundrejt të premtes së javës së kaluar duke iu afruar nivelit prej 112 lekë. Pritshmëritë e ekspertëve janë që monedha amerikane të vijojë forcimin dhe madje të vlerësohet drejt 115 lekëve.
Ne tregjet nderkombetare, euro ka arritur ne nivelin me te ulet te dy viteve ndaj dollarit, si rrjedhoje e pasigurive qe lidhen me te ardhmen e euros dhe funksionimin e mekanizmave shpetues, duke u tregtua me 1.23 dollare. As levizjet e fundit te BQE-se, qe uli normen baze te interesit ne 0.75% nga 1% javen e kaluar nuk kane ndihmuar monedhen e perbashket.
Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollari Amerikan USD 111.77 +0.40
EURO EUR 137.36 -0.61
Poundi Britanik GBP 173.21 +0.18
Franga Zviceriane CHF 114.36 -0.42
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.