Shqipëria ka dalë zyrtarisht në tregjet ndërkombëtare për të emetuar eurobodnin me vlerë 500 milion euro.
Njoftimi i parë zyrtar është bërë nga bursa e Londrës për riblerjen e instrumentit të borxhit të marrë në vitin 2015 me vlerë 450 milionë euro.
“Republika e Shqipërisë ka shpallur sot ftesën për investitorët e eurobondit me vlerë 450 milionë euro dhe interes 5.75% që të likuidojnë në “Cash” letrat me vlerë që kanë marrë.” thuhet në njoftim.
Pas riblerjes së eurobondit ekzistues, qeveria do të hedhë më pas kërkesën për emetimin e bondit të ri me vlerë 500 milionë euro.
Ministria e Financave pret që marrë një interes më të mirë se ai që pati në 2015-n, por e gjithë kjo do të varet nga konjektura në tregjet globale. Risku i vlerësuar është rritur në B+ nga Moody’s dhe B1 nga Standard & Poor’s.
Agjentët që do të emetojnë eurobondin e Shqipërisë janë Banka IMI, Citigrop dhe Societe Generale.
Për herë të parë vendi ynë do të tentojë që kërkesën për borxh ta drejtojë edhe në kontinentin amerikan. Në 2010-n dhe 2015-n borxhi u morr në tregjet europiane.
Tv Klan
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.