Ndërsa dimri është në prag, vendet europiane po garojnë për të frenuar shpërthimet e reja të koronavirusit.
Gjermania
Qytetet më të mëdha të Gjermanisë janë bërë zona të nxehta të koronavirusit gjatë ditëve të fundit.
Berlini ka raportuar një rritje të rasteve, ndërsa qytetet e Këlnit, Duseldorfit, Essenit dhe Shtutgartit gjithashtu kanë regjistruar një rritje të normave të infeksionit.
Stuttgart ka kërkuar ndihmë ushtarake për të menaxhuar krizën, një veprim i pazakontë për një qytet të madh gjerman.
Vendi raportoi 2,467 raste të reja me koronavirus të hënën, e cila është më pak sesa rastet rekord ditore të regjistruara gjatë fundjavës, sipas të dhënave nga Instituti Robert Koch (RKI), instituti i shëndetit publik të Gjermanisë.
Gjermania tani ka 325,331 rast koronavirus dhe 9,621 vdekje sipas RKI.
Anglia
Qyteti anglez i Liverpool, në veriperëndim të vendit, do të vendoset nën kufizimet e nivelit tre të bllokimit, rregulli më i rreptë i rregullave të reja të vendit për Covid-19.
Shkalla në rritje e infeksionit në rajon po shqetëson qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar.
Kufizimet, të cilat janë më të rrepta se ato të vendosura në zonat jugore, kanë shkaktuar tensione midis politikanëve në rajonet veriore dhe qeverisë britanike, me qendër në Londër.
“Le të jemi të qartë se, duke i injoruar lutjet e mia për më shumë se një muaj, qeveria tani na fajëson, dhe na imponon bllokimin” pa “një paketë të plotë financiare dhe mbështetje për bizneset që po shkatërrohen,” shkroi Joe Anderson, kryetari i Liverpoolit.
“Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë për bizneset tona lokale.”
Kufizime të mëtejshme hyjnë në fuqi në Republikën Çeke
Republika Çeke ka futur një gamë të re të kufizimeve për të vënë nën kontroll virusin, pasi vendi regjistroi një rritje të infeksioneve.
Duke filluar nga sot, të gjitha ngjarjet sportive, shoqërore dhe fetare do të kufizohen në grupe prej dhjetë personash brenda dhe 20 persona jashtë, përveç nëse të gjithë pjesëmarrësit vijnë nga e njëjta shtëpi.
Studentëve të universiteteve u ndalohet të mësojnë prezent në shkolla, përveç trajnimit praktik mjekësor.
Klasat fizike janë anuluar edhe për nxënësit e shkollave të mesme të cilët kanë kaluar pikët e vijimit të detyrueshëm (Klasa 9, e cila zakonisht përfundon në moshën 15 vjeç).
Fëmijët në klasat 1 deri në 5 do të vazhdojnë të ndjekin shkollën si zakonisht, ndërsa pjesa tjetër e nxënësve deri në klasën 9 do ta kryejnë me rotacion, një javë një pjesë e klasës, dhe gjysma javën tjetër.
Orët e zyrave në institucionet publike do të kufizohen gjithashtu në pesë orë në ditë, dy ditë në javë dhe vizitat në institucionet shëndetësore dhe të kujdesit shoqëror janë të ndaluara me “përjashtime të specifikuara saktësisht”.
Masa të rrepta hynë në fuqi në vend gjatë fundjavës, me bare dhe restorante të kufizuara në një maksimum prej katër klientësh për tavolinë, dhe me kusht që të mbyllen në orën 8 të mbrëmjes.
ËiFi publike nuk është në dispozicion askund në një përpjekje për të parandaluar shoqërimin e adoleshentëve.
Republika Çeke shpalli një gjendje të dytë të jashtëzakonshme në 5 tetor, e cila do të zgjasë për 30 ditë. Vendi raportoi 3,105 raste të reja të dielën. Vendi ka raportuar 117,110 raste në total dhe 987 vdekje, sipas Universitetit Johns Hopkins.
Hollanda
Kryebashkiaku i Roterdam, qytetit të dytë më të madh në Hollandë, ka rezultuar pozitivë me koronavirus.
Ahmed Aboutalebpo kryen detyrat e tij nga shtëpia, pasi është izoluar me simptoma të lehta dhe bazuar në këshillat e shërbimit shëndetësor komunal duhet të qëndrojë në izolim për shtatë ditë.
Franca shton më shumë qytete në kategorinë maksimale të alarmit të Covid-19
Qytetet franceze të Toulouse dhe Montpellier do të shtohen në kategorinë e “alarmit maksimal” që nga e marta, njoftuan agjencitë përkatëse shëndetësore rajonale.
Paris, Marseille, Lille, Lyon, Grenoble, Saint-Etienne dhe departamenti përtej detit i Guadelupës tashmë janë në “kategorinë e alarmit maksimal” dhe janë nën masa më të rrepta të koronavirusit, si mbyllja e bareve dhe palestrave.
Një “alarm maksimal” vendoset kur shkalla e incidencës së virusit është mbi 250 raste për 100 mijë banorë, kur shkalla e incidencës për njerëzit e moshës 65 vjeç ose më shumë është më shumë se 100 dhe kur përdoren më shumë se 30% e shtretërve të spitaleve për pacientët me koronavirus./CNN