Europa po bën marrëveshje në Azi, ndërsa Lufta e Trump mbi Tregtinë po përshkallëzohet

16/11/2018 9:27 AM 0 komente

Ndërsa Presidenti Donald Trump hedh marrëdhëniet globale në trazirë, në sajë të axhendës së tij “Amerika e para”, Indonezia ka hedhur një hap për të rritur lidhjet e saj tregtare me Evropën.

BE ka tërhequr së fundmi marrëveshjet tregtare me Vietnamin, Japoninë, Singaporin, Kanadanë, Afrikën dhe madje edhe Kubën dhe po negocion aktivisht me Meksikën, Australinë, Zelandën e Re, Kinën dhe Filipinet. Një marrëveshje me Indonezinë do të nxiste tregtinë në dy rrugë me 4 miliardë dollarë në vit – ka pasur 30 miliardë dollarë tregti mes dy rajoneve vitin e kaluar dhe do të forcojë lidhjet ekonomike europiane me një zonë që po rritet me shpejtësi në bollëk dhe në fuqi ekonomike, raporton Bloomberg.

“Ne duam të vazhdojmë me një axhendë të tregtisë së hapur pavarësisht se çka ndodh midis SHBA dhe Kinës,” tha Ambasadori i Bashkimit Evropian në Indonezi Vincent Guerend në një intervistë. “Ne duam të kemi një pjesë më të madhe të tregut në këtë ekonomi të madhe e cila do të jetë edhe më e madhe në 10, 15, 20 vjet”, tha ai.

Marrëveshja e partneritetit ekonomik me Indonezinë, do të rritë eksportet indoneziane të tekstileve dhe prodhimeve të peshkimit dhe do të hapë Indonezinë për prodhuesit e automjeteve evropiane dhe eksportuesit e makinerive. Është një pakt që gjithashtu afrohet si një ‘kështjellë’ kundër rritjes së proteksionizmit dhe një burimi shumë të nevojshëm investimesh dhe rritjeje ekonomike.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of