Eurostat: Bullgarët paguajnë energjinë elektrike më të lirë në Bashkimin Europian

30/11/2017 11:42 AM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Çmimet e energjisë elektrike, në gjysmën e parë të vitit 2017, ishin më të ulëtat në Bullgari në mesin vendeve të Bashkimit Europian, sipas një analize të Eurostat.

Bullgarët paguajnë më pak se 10 euro për 100 kW/h, ndërkohë që në Danimarkë dhe Gjermani, më shumë se 30 euro për 100 kW/h, ku janë edhe çmimet më të shtrenjta të energjisë elektrike. Analiza krahason gjashtë muajt e parë të vitit 2016 me të njëjtën periudhë të këtij viti, me një ulje të lehtë 0,5% në 6-mujorin e parë të 2017-s. Kostoja mesatare e energjisë elektrike në Bashkimin Europian është 20 euro për 100 kW/h. Bullgaria mban çmimet më të ulëta për gazin natyror, rreth 3.3 euro – duke u renditur pas Rumanisë.

Bullgarët renditen në fund edhe sa u përket pagave, shumë ndryshe nga ato të vendeve të tjera të Bashkimit Europian. Kjo tregohet në një statistikë të vitit 2015 – nëse në vendet e Bashkimit Europian, paga në sektorin privat arrin 25.9 euro në orë, në Bullgari, është në nivel më të ulët, 4,1 euro në orë.

Burimi: Novinite

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of