Eurostat: Turqia dhe Shqipëria me rritjen më të lartë vjetore të studentëve për 2010-2015 në Europë

23/11/2016 12:30 PM 0 komente

Në mesin e vendeve që synojnë anëtarësimin në Bashkimin Europian, Shqipëria dhe Turqia kanë njohur rritjen më të lartë vjetore në përqindje të të rinjve që ndjekin arsimin e lartë.

Eurostat shpjegon se, madje, ritmet e rritjes janë shumë më të larta se mesatarja e BE-së.

Numri i nxënësve që ndjekin arsimin e lartë në BE-28 u rrit mesatarisht me 0.6% në vit. Gjithashtu numri i të rinjve që ndjekin studimet e larta kanë shënuar një rritje modeste në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Mal të Zi dhe po ashtu edhe në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë.

Nga ana tjetër, rritja e numrit të studentëve që ndjekin arsimin e lartë ka qenë shumë më e lartë se në BE dhe rajon. Turqia regjistroi rritje mesatare vjetore më të shpejtë, numri i saj i studentëve të arsimit të lartë u rrit mesatarisht me 11.9% në vit gjatë periudhës 2010-2015, ndërsa norma mesatare e ndryshimit ishte 5.6% në vit në Shqipëri.

Në vitin 2015, përqindja e atyre që lënë arsimin dhe programet e trajnimit (persona të moshës 18-24 vjeç, të cilët kanë përfunduar jo më shumë se një arsim të mesëm dhe nuk ishin të përfshirë në arsim apo trajnim të mëtejshëm) qëndroi në 12.4% në BE-28. Ndërsa ky fenomen ka pasur përmasa më të ulëta në Serbi dhe në Mal të Zi, ndërsa proporcionet në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë ishin të një madhësie të ngjashme me ato të BE-28.

Në të kundërt, Shqipëria, Bosnja dhe Turqia regjistrojnë nivele shumë më të larta të atyre që lënë arsimin dhe trajnimin sesa në BE-28, me kulmin që arrin në 35.4% për meshkujt dhe 37.9% për gratë.

Në Shqipëri dhe Serbi, përqindja e atyre që lënë arsimin është më e lartë për meshkujt sesa për femrat, siç ishte në 28 vende të BE-së.

Nëpër vendet që synojnë anëtarësimin në BE, përqindja e nxënësve që ndjekin arsimin e lartë në përgjithësi ishte e afërt me mesataren e BE-së.

studentet

 

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of