Eurozona drejt recesionit

14/08/2012 2:36 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME: ,

Eurozona i afrohet edhe më shumë recesionit pasi një performancë ekonomike elastike nga Gjermania dhe Franca nuk arriti të ndalte bllokun e monedhës së përbashkët nga kontraktimi në tremujorin e dytë.

Prodhimi i brendshëm bruto në zonën e euros u tkurr 0.2% në tre muajt deri në qershor, krahasuar me tre muajt e parë kur nuk pati rritje, ndërsa ekonomitë e Greqisë, Italisë, Spanjës dhe Finlandës u tkurrën ndjeshëm.

“Kjo [tkurrje] konfirmoi se eurozona është në recesion në të gjitha drejtimet, edhe pse shmangur përkufizimin teknik të recesionit prej dy tremujorësh rresht rritjeje negative mujore të PBB-së,” tha Howard Archer, shefi i departamentit për Europën në IHS Global Insight.

Investimi i brendshëm dhe konsumi i brendshëm i fuqishëm ndihmuan ekonominë gjermane të rritet 0.3% në tremujorin e dytë, duke tejkaluar pritshmëritë për 0.1% rritje, ndërsa PBB-ja e Francës mbeti e pandryshuar duke shmangur një tkurrje që pritej. Hollanda gjithashtu i tejkaloi parashikimet, duke u rritur 0.2%.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of