Eurozona, rritje inkurajuese, por pengesat politike vijojnë

27/01/2017 10:00 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Pavarësisht një viti të karakterizuar nga kriza e emigrantëve, lëvizjet populiste, Brexit dhe zgjedhja e Donald Trump, rimëkëmbja e vakët ekonomike e Eurozonës vazhdoi dhe gjatë 2016-s. Në tremujorin e tretë PBB-ja konfirmoi se ekonomia u rrit me 0.3%, krahasuar me një periudhë më parë, duke pasur rritjen prej 0.3% të tremujorit të dytë dhe rritjen prej 0.5% të tremujorit të tretë. Rritja e Eurozonës mbetet e qëndrueshme gjatë vitit, nxitur nga forcimi i ekonomisë së brendshme ndërkohë që sektorët e jashtëm nuk kanë shkëlqyer. Përmirësimet në tregun e punës, inflacioni i ulët dhe politikat monetare tepër të lehtësuese kanë nxitur rritjen në vend, por megjithatë investimet duan kohë për të marrë veten.

Të dhënat për tremujorin e fundit të vitit tregojnë se do të vijojë forcimi i ekonomisë së brendshme. Në nëntor, ndjeshmëria ekonomike u rrit, pavarësisht mjedisit me risk të shtuar. Për më tepër, norma e papunësisë ra në tetor. Treguesit ende nuk tregojnë ndonjë shenjë të prekjes prej shokut të ngjarjeve politike dhe analistët e Focus Economics vërejnë një rritje prej 0.4% në tremujorin e katërt.
Në vitin 2017, perspektiva ekonomike mbetet inkurajuese. Zhvlerësimi i fundit i Euros duket një shenjë e mirë për eksportet në rajon. Në Itali, hapat e ndërmarrë për të pastruar sektorin bankar mund të ndihmojnë që të zgjidhen disa prej çështjeve strukturore të një prej ekonomive më të dobëta të Eurozonës dhe zgjatja në kohë e programit të lehtësimit sasior të Bankës Qendrore Europiane sigurojnë se kushtet monetare do të jenë mbështetëse.

Zgjedhjet në Eurozonë gjatë këtij viti dhe drejtimet jo të qarta politike në partnerët kyç tregtarë me shumë siguri do të ndikojnë në rrjedhën e 2017-s. Franca dhe Gjermania, ekonomitë më të mëdha të rajonit dhe dy vende që kanë qenë objekt i sulmeve të dhunshme gjatë 2016-s, do të zhvillojnë zgjedhjet në 2017-n dhe kandidatët euroskeptikë kanë gjasa që të jenë të suksesshëm. Në Gjermani, formimi i një koalicioni qeveritar duket shumë i vështirë, ndërkohë që kandidatja e ekstremit të djathtë Marine Le Pen duket se po ia del në raundin e dytë të votimit në zgjedhjet presidenciale në Francë. Italia ka mundësi të zhvillojë zgjedhje të parakohshme, pas dorëheqjes së Matteo Renzit në dhjetor. Gjithashtu dhe në Holandë do të mbahen zgjedhje.

Jashtë Eurozonës, një mungesë e politikave udhëheqëse prej partnerëve kyç të tregtisë, SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar, e bëjnë pikëpamjen më komplekse. Britania duhet të qartësojë kushtet e daljes nga BE-ja dhe të lidhë marrëveshje të reja tregtare do të diktojnë implikimet ekonomike për Eurozonën. Në Shtetet e Bashkuara, ndikimi i zgjedhjes së Donald Trump është i vështirë për t’u deshifruar duke qenë se Trump ka ndryshuar qëndrime për shumë çështje. Çdo masë proteksioniste mund të dëmtonte rritjen ekonomike të Eurozonës, megjithatë aktiviteti më i lartë i Shteteve të Bashkuara mund të mbështesë eksportet e Eurozonës. Pavarësisht numrit të të panjohurave, analistët e shikojnë rritjen e Eurozonës të qëndrueshme në fillimin të 2017-s dhe projektojnë një zgjerim me 0.4% në tremujorin e parë të vitit, krahasuar me një tremujor më parë.

Duke vështruar përpara, rritja e PBB-së duket e qëndrueshme në nivelin 1.5% në 2018-n. Dhjetë vende kanë përditësuar parashikimet e tyre, përfshirë edhe Greqinë, Portugalinë dhe Spanjën. Parashikimet u mbajtën të njëjta dhe për lojtarët e mëdhenj si Franca, Gjermania dhe Italia, së bashku me gjashtë ekonomi të tjera.

Luksemburgu, Irlanda dhe Malta pritet të jenë ekonomitë më performuese në 2017-n, me normat e rritjes mbi 3%. Në anën tjetër, Finlanda dhe Italia pritet që të jenë performuesit më të këqij me normë rritje rreth 1%. Ndër ekonomitë e mëdha në rajon, Spanja do të rritet më shpejt me 2.3% duke ua kaluar vendeve të tjera të Eurozonës, Gjermania do të rritet me 1.4%. Franca parashikohet të rritet me një normë 1.2%.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of