Greqia dhe kreditorët arritën të ruanin vazhdimësinë e programit të shpëtimit, ndërkohë që kanë vendosur të shtyjnë vendimin për lehtësimin e borxhit.
Gjatë takimit të Eurogrupit në Luksemburg, ministrat e Financës së Eurozonës ranë dakord mbi disbursimin e kredisë prej 8.5 miliardë eurosh pas plotësimit të kërkesave nga ana e Greqisë për të mbyllur rishikimin e dytë të programit të rënë dakord në 2015-n.
Paratë do të disbursohen nga Mekanizimi i Stabilitetit Europian (ESM), fondi europian i emergjencave.
Pjesa e parë prej 6.9 miliardë eurosh do të përdoren për të ripaguar kreditë e mëparshme në korrik, ndërsa pjesa e dytë prej 800 milionë eurosh do të mbulojë pastrimin e borxheve nga shteti grek.
Pjesa e mbetur prej 800 milionë eurosh do t’i jepen Greqisë pas verës për të tjera pagesa, me kushtin që Greqia t’i shtojë disa para shtesë kësaj shume.
Kjo marrëveshje pritej pas vendimit të Greqisë për të shkurtuar taksat dhe pensionet me 2% pas 2018-s, kur të përfundojë programi i shpërthimit.
Por, gjithashtu varet edhe mbi marrëveshje të tjera, këtë herë me Fondin Monetar Ndërkombëtar, për sa i përket lehtësimit të borxhit në afatmesëm dhe afatgjatë.
Fondi Monetar Ndërkombëtar, i cili mund të qëndrojë pjesë e programit vetëm nëse e shikon borxhin e Greqisë të qëndrueshëm, do të kërkojë për masa lehtësuese. Masat lehtësuese janë kundërshtuar nga vende si Gjermania, por edhe këto vende janë të mendimit se programi i shpëtimit nuk mund të vazhdojë pa FMN-në.
Drejtori i Eurogrupit dhe drejtori i FMN-së, Christine Lagarde, arritën një kompromis të enjten në të cilin FMN-ja premtoi një hua prej 2 miliardë dollarësh (1.8 miliardë euro) që do të paguhet kur masat specifike të lehtësimit të borxheve janë përcaktuar.