Komisioneri i Tregtisë Evropiane, Phil Hogan tha që ditët e ardhshme mund të përcaktojnë nëse BE-ja arrin të marrë një marrëveshje ndërkombëtare mbi taksimin e bizneseve dixhitale, përmes Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.
“Java e ardhshme është një javë shumë e rëndësishme për ta provuar, a mund të arrijmë në një rezultat pozitiv për këtë,” tha Hogan në një intervistë për Televizionin Bloomberg të enjten në Uashington. “Unë nuk do të paragjykoj rezultatin.”
Presidenti Donald Trump po kërcënon të godasë 2.4 miliardë dollarë mallra franceze me tarifa në shenjë hakmarrjeje për taksën e shërbimeve dixhitale në Francë. Sh.B.A pretendoi me 2 dhjetor – një ditë pasi Hogan u bë shefi i tregtisë në BE – se taksa e Francës diskriminon kompanitë amerikane të teknologjisë si Google, Apple Inc. dhe Amazon.com Inc.