Ushqimi po bëhet një element i rëndësishëm në promovimin e turizmit në vend. Në Expocity janë mbledhur shefat më të mirë të kuzhinës në Mesdhe, por edhe artizanët vendas më në zë të traditës kulinare shqiptare.
“Ushqimi, tradita klima dhe biodiversiteti janë faktorë kryesorë për bujqësinë. Kemi një trashëgimi të të parëve tanë, dituria e tyre na ka mësuar si të ruajmë edhe më shumë këtë sektor. Çdo vakt është një festë për të kujtuar traditën dhe vlerën tonë”, – tha ministrja e Bujqësisë Frida Krifca, e pranishme në ceremoninë e hapjes së Edicionit të 5-të të Panairit Ndërkombëtar “Food and Drink Expo 2023”, organizuar nga Expocity Albania në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Bashkinë e Tiranës.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ri-publikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit original.