Arsimi i dobët renditet në vend të parë ndër pengesat për ata që duan të hapin dhe të zhvillojnë një biznes në Rumani, thanë 23% e të anketuarve, kjo krahasuar me 16% e të anketuarve në vitin 2016 – tregon EY Romanian Startups Barometer.
Pengesa të tjera janë aksesi në financim dhe frika nga falimenti. Arsimi sipërmarrës, ndryshe nga ai akademik, zhvillohet nëpërmjet kontaktit me historitë sipërmarrëse të suksesit. Më shumë se gjysma e të intervistuarve thanë se burimi kryesor i edukimit janë diskutimet me sipërmarrës të tjerë.
Në të njëjtën kohë, 27% e sipërmarrësve besonin se zgjidhjet e financimit do të kenë ndikimin më të madh, me një rritje me 22% krahasuar me vitin e kaluar.
24% e të anketuarve besojnë se përjashtimi ose ulja e taksave do t’i ndihmonte më së shumti, 20% propozuan thjeshtimin dhe lehtësimin fiskal, ndërsa 4% parashikueshmëri fiskale.
Sipas barometrit të EY, 36% e sipërmarrësve do të investojë më shumë në promovim, ndërsa 67% e të intervistuarve shqetësohen për gjetjen e fondeve për të rritur numrin e të punësuarve.
Si në edicionin e parë të studimit, pjesa më e madhe e sipërmarrësve i kushtojnë biznesit të tyre dhjetë orë në ditë, gjë që do të thotë se ata punojnë 16% më shumë se punonjësit me kohë të plotë në Rumani.
Pjesa më e madhe e sipërmarrësve të anketuar janë nga zonat urbane (93%) dhe veprojnë në sektorë të ndryshëm, nga IT & teknologji (27%), media dhe agjenci reklamash (11%) dhe në bizneset e shërbimit (10%).
Burimi: The Romania Journal