Prodhimet shqiptare kanë rezultuar më të lira në tremujorin e fundit të vitit 2019, për shkak të kostove në ulje, duke sinjalizuar një presion në ulje në çmimet e konsumit në periudhat në vijim.
INSTAT raportoi sot se, në tremujorin e katërt të vitit 2019, Indeksi i Çmimeve të Prodhimit arriti 102,2 duke shënuar një ulje me 1,1%,nëkrahasim me tremujorin e katërt të vitit 2018.
Indeksi i Çmimeve të Prodhimit në seksionin “Industri përpunuese” në tremujorin e katërt 2019, ka shënuar ulje me 1,6%.
Në tremujorin e katërt të vitit 2019, Indeksi i Çmimeve të Prodhimit shënoi ulje me 0,2%, krahasuar me tremujorin e tretë 2019.
Brenda këtij seksioni ulje më të madhe ka pësuar aktiviteti “Metalurgjia” me 8,0%, pasuar nga aktivitetet “Përpunimi i produkteve ushqimore” dhe “Prodhimi i produkteve minerale jo metalike” me 1,7% secili.
Indeksi i Çmimeve të Prodhimit, në seksionin ”Industri Nxjerrëse” ka shënuar ulje me 3,2%. Brenda këtij seksioni ulja më e madhe është shënuar në aktivitetin “Nxjerrja e mineraleve metalore ”me 5,5%.
Indeksi i Çmimeve të Prodhimit për Produktet Vendase krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2018 indeksi shënoi ulje me 0,4 %.Uljen më të madhe e kanë shënuar seksionet “Industri nxjerrëse” dhe “Industri përpunuese” përkatësisht me 2,8%dhe 0,6%.
Krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2018,indeksi shënoi ulje me 3,2%. Ulja më e madhe prej 2,9% është shënuar në seksionin “Industri Përpunuese”, pasuar nga seksioni “Industri Nxjerrëse” me 2,8 %.
Indeksi i Çmimeve të Prodhimit, krahasuar me tremujorin e tretë 2019,shënoi ulje me 0,2%.Ulje ka pësuar seksioni “Industri Përpunuese” me 0,4%.
Brenda këtij seksioni mund të veçojmë uljen në aktivitetet “Prodhimi i produkteve minerale jo metalike” me 1,7%dhe “Prodhimi i produkteve të kauçukut dhe plastikës” me 1,4%.
Indeksi i Çmimeve të Prodhimit, në seksionin ”Industri Nxjerrëse” ka shënuar ulje me0,5%. Brenda këtij seksioni ulja më e madhe është shënuar në aktivitetin “Nxjerrja e mineraleve metalore” me 2,6%.
Krahasuar me tremujorin e tretë 2019, indeksi shënoi një ulje me 0,2%. Uljen më të madhe e ka shënuar seksioni “Industri Përpunuese” me 0,5%.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.