Facebook me “On this Day”

07/04/2015 9:16 AM 0 komente

Risia e Facebook quhet “On This Day”. Ajo u jep mundësi përdoruesve të kujtojnë momentet më të rëndësishme të shpërndara në rrjetin social.

Tashmë kompania e mirënjohur në të gjithë botën, e cilësuar edhe si rrjeti social me përdoruesit më të shumtë në numër, deklaron se ka vite që po e teston këtë veçori, por vetëm tani vendosi që ta bëjë zyrtare, pasi mori edhe opinione pozitive për të.

Veçoria “On This Day” do të shfaqë përmbajtjet që ju keni postuar ose ato që jeni etiketuar nga miqtë. Ju mund të zgjidhni nëse doni të shikoni vetë faqen tuaj “On This Day”, ose ta shpërndani atë në rrjetin social për ta parë edhe miqtë e tjerë. Veçoria shfaq statuse të ndryshme, foto, postime nga miqtë tuaj (ku jeni etiketuar), vite më parë. Për të kujtuar edhe një herë momentet tuaja më të rëndësishme, mund të klikoni te facebook.com/onthisday.

Sapo të klikoni te kjo faqe, ju mund të shihni momentet më të rëndësishme, si dhe mund të fshini ose modifikoni postimet e vjetra. Veçoria do të vijë së shpejti për përdoruesit në të gjithë botën, si në web, ashtu edhe në pajisjet mobile.

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of