Dy vjet më parë, gjatë konferencës për zhvilluesit F8, Facebook njoftoi se i ishte futur punës për një sistem që do t’u japë mundësinë njerëzve të shkruajnë me mendim.
Sot, ky objektiv është disi më pranë. Gjithsesi, nuk është gati për përdorim – teknologjia në fakt është ende e largët. Por një kërkim i publikuar në “Nature” që lidhet me Menlo Park ka bërë një hap përpara. Një grup studiuesish të University of California ia ka dalë mbanë të përkthejë mendimet (ose më saktë, sinjalet elektrike të trurit) në fjalë.
Kjo nuk është një teknologji e re. Janë të shumta kërkimet mbi Brain Computer Interface, një ndërfaqe që lidh direkt trurin me makinën, pa i lënë gishtat të rrëshqasin në ekran apo të shtypësh butonat në tastierë. Risia qëndron në aftësinë për të përkthyer mendimet në kohë reale, me saktësi 76%.
Tre pacientëve me epilepsi iu instaluan elektroda dhe më pas iu bënë disa pyetje të thjeshta, duke u kërkuar të përgjigjeshin me zë të lartë. Në tre raste nga katër, fjalët e thëna përputheshin me ato të “lexuara” nga kompjuteri. Facebook sqaroi se është ende larg një aplikimi potencial. Sistemi është ende shumë “i rëndë, i ngadaltë dhe jo i besueshëm”.
Por “ia vlen barra qiranë të vazhdosh të përmirësosh këtë teknologji, pasi ka potencial të konsiderueshëm”.
Gjatë F8 të vitit 2017, përdorimi i mundshëm i Brain Computer Interface ishte imagjinuar “brenda 10 viteve”, d.m.th rreth vitit 2027. Për aplikimet më komplekse ishte e nevojshme më shumë kohë. Sidomos nëse qëllimi është ai i skicuar nga Menlo Park dy vjet më parë: “Krijimi i një sistemi në gjendje që të transkriptojë 100 fjalë në minutë drejtpërdrejt nga truri, me një shpejtësi 5 herë më të lartë se ajo me të cilën shkruajmë në smartphone”.
Grupi që drejtohet nga Mark Zuckerberg e imagjonin trurin si një lloj accounti social, me elementet e privatësisë. “Sot ne shkrepim shumë foto, por zgjedhim të ndajmë me të tjerët vetëm disa”. Në të njëjtën mënyrë, sistemi duhet të jetë në gjendje të dekodifikojë “vetëm fjalët që ka vendosur të ndajë”. Që dy vjet më parë, Facebook theksonte problemin e privatësisë.
Dhe pas skandalit të Cambridge Analityca, Facebook do të vazhdojë të jetë mjaft i kujdesshëm. Interfaqja kompjuter-tru, shpjegonte kompania në një postim, “është një mënyrë komunikimi me shpejtësinë dhe fleksibilitetin e zërit, por me privatësinë e testit të shkruar. Ne nuk dëshirojmë të jetë invazive”.
Rezultatet e studimit të Facebook vijnë pak ditë pas njoftimit të Elon Musk, i cili ne Neuralink synon që të bëjë të dialogojnë njerëzit paraplegjikë me smartphone e PC, falë një mikriprocesori të vendosur në tru. Testimet do të nisin vitin e ardhshëm.