Me rastin e Ditës Botërore të Emoji, 17 Korrik, Facebook prezantoi Soundmoji në Messenger. Ato janë ikona që integrojnë edhe klipe të shkurtra audio, së bashku me “fytyrat” më të përdorura nga përdoruesit.
Risia, e disponueshme së pari në versionin iOS të Messenger dhe më pas në Android, do të shtrihet në nivel global në javët e ardhshme. Së pari do të jenë rreth 27 Soundmoji, numri i të cilave do të rritet në të ardhmen. Siç shpjegon Facebook, Soundmoji lejon përdoruesit të dërgojnë klipe audio të shkurtra në një bisedë në Messenger të tilla si brohoritje, të qeshura etj.
Nuk do të mungojnë edhe klipe audio nga artistë dhe seriale televizive, si dhe filma të famshëm. Për të dërguar një nga 27 ikonat zanore, mjafton që të nisni një bisedë në Messenger dhe të prekni “fytyrën” e buzëqeshur.
Ju mund të zgjidhni atë që do të dërgoni në menunë e re me koleksionin e Soundmoji. Dita Botërore e Emoji, më 17 Korrik, kujton shpikjen e dizajnerit japonez, Shigetaka Kurita, i cilësuar Babai i piktogrameve, që janë bërë të zakonshme sot. Më shumë se 20 vite me parë, Kurita krijoi një set me 176 emoji. Museum of Modern Art në Nju Jork ekspozon setin origjinal me emoji të Kurita. Sipas Emojipedia, faqja ueb që mbledh dhe katagolon gjithë emoji-t, këtë vit janë prezantuar 217 ikona.
/ ANSA