Facebook, publikohen në rrjet të dhënat e 533 milionë përdoruesve në botë

04/04/2021 1:03 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Sipas Business Insider, i cili publikoi lajmin, vjedhja përfshin informacione personale të përdoruesve të rrjetit social në 106 vende

Vjedhja e radhës së të dhënave personale të përdoruesve të Facebook. Kësaj here përfshihen gjysmë miliard persona – siç shkruan Business Insider. Numra telefoni, adresa, data lindjesh, informacione biografike, adresa email-i janë shfaqur në rrjet falas.

Bëhet fjalë për të njëjtin grup të dhënash “që shpëtoi” nga rrjeti në vitin 2019. Ndër personat e goditur, 32 milionë ishin në SHBA, 11 milionë në Britaninë e Madhe dhe 6 milionë në Indi. Atë kohë, Facebook tha se po punonte për të zgjidhur problemin. Në orët e fundit, këto të dhëna janë rishfaqur dhe sipas ekspertëve, Facebook nuk mund të bëjë shumë për të ndalur përhapjen online.

Këtë rrjedhje të dhënash e zbuloi Alon Gal, chief technology officer i shoqërisë izraelite kundër krimit kibernetik, “Hudson Rock”. Eksperti mendon se ripublikimi i të dhënave lidhet me shitjen e të dhënave nga ana e dikujt. Kjo mund të dëmtojë modelin e biznesit të Facebook, i cili mbledh një sasi të madhe të dhënash personale të përdoruesve për të shitur hapësira reklamimi të synuara. Kërkuesit e sigurisë paralajmërojnë se të dhënat mund të përdoren nga hakerat për të kryer mashtrime.

Deri më tani rasti më i bujshëm dhe i diskutueshëm i të dhënave që ka përfshirë Facebook lidhet me një ndër skandalet më të mëdha politike në fillim të vitit 2018. Në atë rast u zbulua se Cambridge Analytica kishte mbledhur të dhënat personale të 87 milionë account-eve në Facebook pa pëlqimin e tyre dhe i kishte përdorur për qëllime propagande politike në veçanti, por jo vetëm, për të ndikuar opinionin publik anglez në prag të referendumit të Brexit.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of