Eksportet e Bullgarisë në mars arritën rekordin e të gjitha kohërave.
Këtë e tregojnë të dhënat për tregtinë e jashtme të Institutit Kombëtar të Statistikave të vendit.
Bullgaria nuk ka eksportuar ndonjëherë produkte me vlerë mbi 8 miliardë lev, në një muaj.
Nuk ka ende një ndarje të të dhënave sipas sektorëve, por ka shumë të ngjarë që arsyeja kryesore për këto të dhëna të shkëlqyera, janë eksportet e armëve të Bullgarisë për ushtrinë ukrainase.
Arsyet e tjera kryesore janë eksporti i energjisë elektrike (vendi vazhdon të jetë eksportues neto) dhe i drithërave, që aktualisht tregtohen me çmime rekord në tregjet botërore.