Marka që bëri të famshme “fast fashion”, bëri kërkesë për faliment të asistuar, në përpjekje për të ristrukturuar aktivitetin e saj. 350 dyqane në të gjithë botën do të mbyllen, 178 prej të cilave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Zinxhiri i dyqaneve të veshjeve “Forever 21”, që bëri të njohur “fast fashion”, bwri kwrkesw pwr faliment të asistuar, në përpjekje për të ristrukturuar biznesin e tij. Do të mbyllen 178 dyqane në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (350 në të gjithë botën).
“Ajo që shpresojmë të bëjmë me këtë proces është thjeshtimi i gjërave, në mënyrë që tw kthehemi të bëjmë atë që bëjmë më mirë” – u shpreh Linda Chang, CEO i “Forever 21”.
Forever 21, nga suksesi në faliment
Prindërit e Chang, Do Won e Jin Sook Chang, e themeluan “Forever 21” në vitin 1984 pasi mbërritën në Kaliforni nga Koreja e Jugut. Perandoria u rrit, duke arritur në 815 dyqane në 57 vende. Javën e kaluar u njoftua se do të largohej nga Japonia dhe do të mbyllte një pjesë të dyqaneve. Falimentimi është një goditje e madhe për shoqërinë, e cila është cilwsuar gjithnjw si mishërim i ëndrrës amerikane, por u trondit nga ndryshimi i shijeve të konsumatorëve.
Ndikimi i e-commerce
Nga fillimi i vitit 2017, më shumë se 20 kompani amerikane në sektorë të ndryshëm, ndër të cilat Sears Holdings Corp dhe Toys ‘R’ Us, kanë paraqitur kërkesën për faliment, pasi një numër gjithnjë e më i madh klientësh po blejnë në dyqane online.
Burim: Sky TG24