Në një vrojtim mbi pasurinë e familjeve shqiptare, Banka e Shqipërisë gjeti se 95% e tyre kanë 1-2 prona, por 43% e tyre deklarojnë se nuk zotërojnë asnjë lloj kursimi apo pasurie financiare
Shqipëria i ka të ardhurat për frymë në nivelet më të ulëta europiane, por zotërimet në pasuri të paluajtshme janë befasuese. 95% e familjeve shqiptare zotërojnë më shumë se 1-2 prona të patundshme, kryesisht shtëpi banimi. Banka e Shqipërisë anketoi në lidhje me gjendjen e pasurisë 1118 familje dhe gjeti se sipas deklarimeve të tyre, ata zotërojnë 1645 prona të patundshme të llojeve të ndryshme. Rezultatet kanë treguar se 95% prej tyre ose 1064 familje zotërojnë 1-2 prona të patundshme, kryesisht shtëpi banimi ose kombinim i një banese dhe një pronë tjetër si ‘tokë’, ‘dyqan’, ‘godinë’, etj. Përafërsisht 3% e familjeve deklaruan se zotërojnë më shumë se 2 prona të patundshme dhe 2% e të përgjigjurve deklaruan se ‘nuk zotërojnë’ asnjë pronë të patundshme.
[lexoni]
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ri-publikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit original.
Interesante. Ne fakt kjo eshte deshmi e qarte e mungeses se kultures dhe akumenit financiar, pasoje e stigmatizimit te huamarrjes