Në një përmbledhje të takimit të Bordit të Rezervës Federale të SHBA-së në prill bëhet e ditur se shumica e zyrtarëve të FED-it mendojnë që, nëse në 3-mujorin e dytë ekonomia amerikane fillon të përmirësohet, sidomos në aspektin e tregut të punës, si dhe në rast se inflacioni i afrohet objektivit të 2%, atëherë është e përshtatshme ngritja e normës së interesit në qershor.
Një numër i madh zyrtarësh të FED-it janë shprehur se ngadalësimi i rritjes ekonomike në tremujorin e parë të këtij viti është i përkohshëm dhe se në tremujorët e ardhshëm rritja ekonomike do të përshpejtohet. Gjithashtu inflacioni pritet të ngrihet në 2%.
Në dhjetor të vitit të kaluar, FED-i nisi ngritjen për herë të parë në 10 vite të normës së interesit, por ngadalësimi i rritjes së ekonomisë globale i bëri të stopohen, ndaj në tre takimet e politikës monetare të këtij viti, nuk u ndryshua norma.