Banka qendrore e Shteteve të Bashkuara ka thënë se ekonomia po bën përparim, e nxitur nga përhapja e vaksinimit.
Rezerva Federale mbajti normat e interesit afër zeros, duke thënë se inflacioni kryesisht reflektonte faktorë që do të kalonin me kohë.
Ndërsa rritja e vendeve të punës dhe ekonomia ishin forcuar, “rreziqet për perspektivën ekonomike qëndrojnë”, tha FED.
Banka qendrore do të vazhdojë të monitorojë progresin ekonomik. Njoftimi i saj vjen mes shqetësimeve se rritja e çmimeve mund të nxisë Fed të rritë normat e interesit, duke rritur koston e huazimit për bizneset dhe konsumatorët.
Inflacioni, i cili mat normën me të cilën rriten çmimet për mallra dhe shërbime, vazhdoi të rritet në Shtetet e Bashkuara në Qershor ndërsa kostoja e energjisë dhe makinave të përdorura u rrit në veçanti.
Çmimet e konsumit u rritën me 5.4% në 12 muaj deri në fund të qershorit, nga 5% muajin e kaluar.
Kreu i Fed, Jerome Poëell tha, megjithatë, se rritjet e kostos do të ishin “kalimtare” për shkak të rritjes së çmimeve në zonat që lidhen me rihapjen e ekonomisë të tilla si udhëtimet ose mikpritja, si dhe pengesat e furnizimit./BBC