Zyrtarët e Rezervës Federale ulën normat e interesit me një çerek pikë përqindje për herë të tretë këtë vit dhe sinjalizuan një pauzë të shkurtimeve të mëtejshme, përveç nëse pamja ekonomike ndryshon totalisht.
Komiteti Federal i Tregut të Hapur ndryshoi gjuhën në deklaratën e tij pas takimit dy-ditor të Mërkurën, duke e lënë premtimin e tij “të veprojë si e përshtatshme për të mbështetur zgjerimin”, ndërsa shtoi një premtim për të monitoruar të dhënat pasi “vlerëson rrugën e duhur të diapazonit të synuar për shkallën e fondeve federale. ”
“Ne besojmë se politika monetare është në një rrugë të mirë,” tha Kryetari i Fed, Jerome Powell në një konferencë shtypi pas vendimit. “Ne e shohim qëndrimin aktual të politikës me gjasa të mbetet i përshtatshëm për sa kohë që informacioni i ardhur për ekonominë, mbetet gjerësisht në përputhje me pikëpamjen tonë.”