Federatat më të pasura të futbollit në Rusi 2018, dominon Anglia

18/06/2018 6:55 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Anglia është në krye të botës, të paktën nga pikëpamja ekonomike, ndër federatat që marrin pjesë në Kampionatin Botëror të Futbollit, Rusi 2018. Ashtu si Premier League, Football Association ka treguar vitet e fundit se është Federata më e pasur, e aftë të gjenerojë fitime më të larta.

Në vitin financiar 2016/17, të ardhurat e Football Association, ishin rreth 400 milionë euro (351 milionë sterlina), duke e mbyllur bilancin me fitim 18,5 milionë euro (16,3 milionë sterlina). Kjo falë, mbi të gjitha, të drejtave televizive (150 milionë euro), pasi Football Association menaxhon jo vetëm të drejtat televizive të Kombëtares së Anglisë por edhe të FA Cup dhe Superkupës angleze (FA Community Shield).

I njëjti diskutim vlen edhe për Gjermaninë, në vend të dytë. Në vitin financiar 2016 (i fundit i disponueshëm) të ardhurat e Deutscher Fußball-Bund (DFB) ishin 290 milionë euro, ndërsa fitimi 7,8 milionë: Kombëtarja e Gjermanisë ka kontribuar me 85 milionë euro, ndërsa DFB Pokal (Kupa e Gjermanisë), 63 milionë euro të tjera.

Në vend të tretë, është Franca. Gjatë vitit financiar 2016/17 Fédération Française de Football ka marrë kontribute nga UEFA. Por pjesa më e madhe e të ardhurave, 238 milionë euro (fitimi 812 mijë euro) vjen nga sponsorët (87 milionë) dhe të drejtat televizive (52 milionë).

Në vend të katërt, Spanja. Të ardhurat e Real Federación Española de Fútbol (RFEF) nuk kanë shkuar më shumë se 136 milionë euro, 43,5 milionë euro nga të drejtat televizive. Të ardhurat e RFEF janë pak më të larta se ato të Federatës së Futbollit të Brazilit (Confederação Brasileira de Futebol), 128 milionë euro, nga të cilat 83 milionë nga sponsorët, me Nike që kryeson.

Top 10 plotësohet me Portugalinë (Federação Portuguesa de Futebol, 65,9 milionë të ardhura në 2016/17); Zvicrën (Association Suisse de Football, 54 milionë të ardhura në 2016), Belgjikën (Koninklijke Belgische Voetbalbond, 54 milionë të ardhura në vitin 2017), Argjentinën (Asociación del Fútbol Argentino, 51 milionë të ardhura në vitin 2017, të cilat parashikohen të rriten në 75 milionë euro në 2018) dhe Kroacinë (27 milionë euro në 2017).

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of