Federer, njeriu 100 milionësh, por Djokovic qëndron ende në krye

15/02/2017 3:17 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Roger Federer vlen 100 milionë dollarë. Më saktësisht nga viti 1998 e deri më sot, ai ka fituar 101.605.085 dollarë, falë 97 titujve në lojën single (89, prej të cilave 18 Grand Slam) dhe 8 në lojën double.

Fitimi i Australian Open (2,7 milionë dollarë) e ndihmoi tenistin të kalonte pragun e 100 milionë dollarëve (ndërsa Rafael Nadal, pavarësisht humbjes në finale, fitoi 1,3 milionë dollarë). Viti në të cilin Federer ka fituar më tepër të ardhura ka qenë 2007 (kur fitoi 3 nga 4 turne të Grand Slam). Këtë sukses, zvicerani e ka arritur dy herë; gjithashtu e kanë arritur dhe 4 tenistë të tjerë në histori (Jimmy Connors në vitin 1974, Mats Wilander në 1988, Rafael Nadal në 2010 dhe Novak Djokovic në 2011 dhe 2015).

Me suksesin e arritur në Melburn, Federer ka kaluar edhe të ardhurat totale të fituara në vitin 2016, një vit i vështirë për 35-vjeçarin nga Bazeli, mbi të gjitha për shkak të dëmtimeve që e detyruan të ndërpresë para kohe sezonin.

Por Roger Federer nuk është mbajtësi i rekordit për sa i përket të ardhurave të fituara në karrierë. Në krye të klasifikimit qëndron Novak Djokovic, i cili ka përfituar nga rritja e të ardhurave në sezonet e fundit. Në vitin 2015, për shembull, serbi ka fituar plot 21 milionë dollarë.

Federer mund të ngushëllohet me të ardhurat ekstra nga sponsorët: sipas Forbes, në vitin 2016, tenisti helvet ishte sportisti i katërt më i paguar në botë duke arkëtuar përtej çmimeve sportive, 60 milionë dollarë nga kontratat me sponsorë të ndryshëm: si Nike, Rolex, Mercedes-Benz dhe Credit Suisse.

Klasifikimi i te ardhurave

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of