FERRARI 488 PISTA SPIDER

24/06/2019 5:13 PM 0 komente

Receta është ajo e modelit coupé: 50 kf më shumë, 40 kilogramë më pak, aerodinamikë më e mirë dhe aset i dedikuar. Rezultati? Një makinë ekstreme, sigurisht, por gjithashtu tepër e këndshme në rrugë

 

Një model Ferrari Pista në rrugë duket pothuajse një kontradiktë. Por nuk është kështu, veçanërisht nëse, ashtu si makina që po drejtoj, ka një çati që hapet dhe, për pak sekonda, e kthen atë në një spider të mrekullueshëm. E hapur, modeli 488, me dy kupolat e ngushta që mbyllen afër bishtit, duket edhe më shumë si makinë Sport dyvendëshe e viteve 70. Pista Spider mbart me vete të gjitha bagazhet teknike të hasura tek vetura dhe trashëgon pjesërisht, nga versionet e garave 488: Challenge dhe GTE.

Shumë pjesë të karrocerisë janë ridizenjuar për të përmirësuar efikasitetin aerodinamik. Përpara, për shembull, ajri që rrethon spoilerin, del prapa hundës përmes një vendi të veçantë (S-Duct), një zgjidhje që ka lejuar rritjen e ngarkesës aereodinamike përpara me 18%, me humbje minimale për sa i përket rezistencës.

Pista Spider, është më e lehtë (rreth 40 kg) dhe më e fuqishme se versioni normal: ka 50 kf më shumë, për një total 720 kf, të fituara duke punuar tek ushqimi dhe shkarkimi, por gjithashtu edhe duke optimizuar një sasi të panumërt detajesh. Të gjithës, i shtohet një aset dhe elektronikë e dedikuar, që plotësojnë krejt kuadrin.

 

NJЁ MOTOR V8 SPEKTAKOLAR

Tetë cilindërshi biturbo ka veçantinë e të pasurit kurbën e momentit përdredhës që ndryshon sipas marshit që përdoret (vlera maksimale është e kufizuar me raportet më të ulëta). Pasoja është një progresion që duket se nuk përfundon kurrë.

Marshet hyjnë shumë shpejt, njëri pas tjetrit, dhe ndjesia është ajo e një shtytje gjithnjë e më të qëndrueshme, e cila nuk mbaron, nëse nuk ndërhyn limituesi, i cili ndërhyn në kuotën 8.000.

Prej tij, përfiton edhe drejtimi në versionin e përzier, kur shpejtësia shtohet në dalje nga kthesa të ngushta, ku, në sajë të kësaj strategjie, është më i lehtë menaxhimi i sasisë së madhe të kuaj-fuqive që motori V8 shkarkon mbi asfalt.

Shumë gjëra varen nga konfigurimi i zgjedhur. Në rrugët që nga Maranello ngjiten drejt Serramazzonit, u provua në fillim Sport dhe më pas Race, për të pasur reagim më të madh të grupit të motor-kambio, të kombinuar, megjithatë, me kalibrim më të butë të amortizatorëve (që arrihet duke shtypur një buton në timon).

Rezultati? Një kënaqësi absolute, e theksuar nga uturima e jashtëzakonshme e tetëcilindërshit, i cili, në qiell të hapur, bëhen edhe më intensive.

 

 

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of