Në Europë, në muajt e ardhshëm do të zhvillohen disa festivale muzikore të mrekullueshëm, disa prej të cilëve edhe në vende të çuditshme. Nga anije kroçerë në kështjella e manastire…
Më poshtë është një përmbledhje e disa prej vendeve të pazakonta të disa festivaleve që do të zhvillohen gjatë kësaj vere në Kontinentin e Vjetër.
UVA Festival, Spanjë
Festivali UVA zhvillohet në një manastir të shekullit 15 në Ronda, në Spanjë, i njohur për labirintin e tij me mure antike dhe vende të fshehta. Ky takim intim prej 650 personazh, i cili zhvillohet mes shkëmbinjve dhe vreshtave në Ronda, vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, është një festival i përvitshëm mes muzikës, arteve vizuale dhe arkitekturës. Këtu përfshihen: Call Super, DJ Central, DJ Sports, Donna Leake, Habibi Funk, Debora Ipekel e shumë të tjerë. Festivali UVA zhvillohet nga data 8 – 10 qershor.
Festivali Ark, Spanjë dhe Francë
Një festival i cili zhvillohet në një anije kroçerë do t’u japë mundësinë pasagjerëve të eksplorojnë disa nga vendet më të nxehta europiane si Barcelona, Sète, Ibiza dhe Palma de Majorca. “Royal Caribbean’s Vision of the Seas” do të shndërrohet në një festival luksoz lundrues, i ndarë në katër faza për Festivalin Ark, duke përfshirë një ambient të hapur në kuvertën e anijes rreth pishinës. 50 DJ do të japin shfaqje për pasagjerët ndër ta përmendim: Loco Dice, Luciano, Nastia, Booka Shade, Camelphat, Claptone dhe Faithless. Festivali zhvillohet në dy data të ndryshme: e para nga 30 gusht deri më 3 shtator dhe e dyta nga data 3 – 7 shtator.
Cirque Magique Festival, Belgjikë
Cirque Magique Festival është një festival i klounëve magjikë dhe të frikshëm, kulturës së cirkut dhe krijesave të mrekullueshme shoqëruar nga emrat më në zë të muzikës house dhe techno. Festivali zhvillohet në muajin gusht në Ledegem, Belgjikë, dhe është një botë e tërë e projektuar për të kapur imagjinatën. Mund të shijoni spektaklin në skenën misterioze Imaginarium, të zbuloni Circodrome teatror dhe të shikoni Kaleidoscope romantik ndërsa peizazhi afrikanojufor Artescape do të krijojë një botë si në përralla. Sven Väth, Luciano, Ben Sims b2b Truncate, DJ Ghost, DVS1, Oscar Mulero, Nicole Moudaber, Roman Flugel janë disa nga artistët më në zë të momentit që do të argëtojnë të pranishmit në festivalin që do të zhvillohet nga data 3 deri më 5 gusht.
Kappa FuturFestival, Itali
Kappa FuturFestival në Torino zhvillohet në një park me kolona të larta prej çeliku dhe kulla prej betoni. I lindur nga zona më e madhe industriale urbane në Torino, Parku Dora është shndërruar në skenën ku zhvillohet një ndër festivalet më të bukur në botë. Festivali zhvillohet më 7 – 8 korrik. Artistët e ftuar këtë vit janë: Jackmaster, Eric Prydz, Fatboy Slim, Solomun, Peggy Gou, Amelie Lens e Robert Hood.
RPMM Festival, Portugali
Festivali portugez RPMM zhvillohet në Porto, me disa nga shfaqjet kryesore që zhvillohen në ndërtesat e bukura dhe historike të Alfandega, të shekullit 12, pjesë e Trashëgimisë së UNESCO-s si dhe në vende të ndryshme në Porto. Artistë që do të marrin pjesë këtë vit përfshijnë: Âme DJ, Matthew Dear, Francesca Lombardo, Guy Gerber, Matt Tolfrey. Festivali do të zhvillohet në datat 28 – 29 korrik.
Instytut Festival, Poloni
Një ndërtesë e shekullit 19 në Varshavë do të presë në qershor një takim të veçantë të artit e muzikës. Garnizon Modlin do të jetë vendi ku do të zhvillohet Instytut Festival, nga data 22 – 24 qershor. Artistë pjesëmarrës: Nina Kraviz, Marcel Dettmann, Oscar Mulero, Dax J, Headless Horseman, Kobosil, Randomer etj.
Nova Batida, Portugali
Festivali portugez, Nova Batida do të zhvillohet në dy vende të ndryshme në Lisbonë. I pari është LX Factory, një qendër kreative e përbërë nga magazina, tarraca, outlete mode dhe bare; i dyti është Village Underground Lisboa, një ish-stacion trami dhe një vend takimi i përbërë nga tram-e dhe autobusë të vjetër. Artistë pjesëmarrës: Little Dragon, Gilles Peterson, Seun Kuti + Egypt 80 dhe Mount Kimbie. Nova Batida zhvillohet nga data 14 – 16 shtator.
*ANDREA SMITH
Burimi: Lonely Planet