Z.Alessandro D’ORIA, Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Intesa Sanpaolo Bank Albania zgjidhet Presidenti i Ri për të drejtuar Shoqatën e Investitorëve të Huaj të Shqipërisë, FIAA.
Shoqata mbajti më 9 maj Mbledhjen Vjetore të Asamblesë, ku u prezantuan aktivitetet kryesore dhe programi i punës së FIAA-s, së bashku me sfidat kryesore të axhendës së saj për vitin 2022.
Gjatë kësaj mbledhjeje, Asambleja e Anëtarëve zgjodhi Presidentin e ri të FIAA-s z.Alessandro D’Oria, së bashku me anëtarët e rinj të Bordit Drejtues që do të udhëheqin Shoqatën për vitet e ardhshme.
Bordi i Ri Drejtues i FIAA-s përbëhet nga drejtues të lartë të kompanive të rëndësishme në vend:
- Z.Alessandro D’ORIA, President i FIAA dhe CEO në Intesa Sanpaolo Bank Albania
- Znj. Marinela JAZOJ, Drejtore Ekzekutive e FIAA
- Znj. Rigela GEGPRIFTI, Zëvendës Presidente e FIAA-s dhe Drejtore e Përgjithshme në Statkraft Albania/HEC Devoll
- Ante FRENS, Anëtar Bordi i FIAA dhe CEO në Shell Industries Albania
- Diego PISA, Anëtar Bordi i FIAA dhe CEO në Teleperformance Italy Group
- Bozhidar TODOROV, Anëtar Bordi i FIAA-s dhe CEO në First Investment Bank Albania
- Gasmen TOSKA, Anëtar Bordi i FIAA dhe CEO në Marlotex
- Sokol ELMAZAJ, Anëtar Bordi i FIAA dhe Partner në Boga & Associates.
Presidenti i ri i FIAA-s, Z. Alessandro D’ Oria vjen me një përvojë të gjatë në sektorët bankar dhe të sigurimeve, si dhe me një përvojë të pasur pune në Divizione të ndryshme Bankare në rajonet italiane me tregjet ndërkombëtare dhe menaxhimin e projekteve të mëdha gjatë gjithë karrierës së tij.
Me 22 vite prezencë në Shqipëri, FIAA përfaqëson investitorët e huaj më të rëndësishëm në Shqipëri, me një larmi industrish dhe kombësish, duke qëndruar së bashku për një mjedis më të mirë investimi dhe për një rrjet më të fortë biznesi të huaj! Për më shumë se dy dekada, FIAA ka qenë dhe vazhdon të jetë një partner i rëndësishëm në zhvillimin dhe integrimin ekonomik të vendit. Shoqata ka konsoliduar një bashkëpunim të qëndrueshëm me autoritetet vendase dhe ndërkombëtare në vend, duke u pozicionuar pjesë e strukturave të ndryshme konsulente me fokus klimën e biznesit në vend dhe thithjen e investimeve të reja.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.