Fiat 500X

06/04/2020 6:20 PM 0 komente

Një rimodelim i crossover-it torinez parashikon një akordim të motorit që e rrit dinamizmin e tij. Dhe këtë herë, aspekti sportiv i makinës është bashkëshoqërues me komfortin

 

Ndër të gjitha 500X Sport, versioni që dëshmon më mirë për emrin është edhe më potenti. Mos është kjo një konsideratë e parathënë?

Në të vërtetë, kjo është më pak se sa duket, sepse versioni Sport ka një motor FireFly 1.3 me 150 kuaj fuqi dhe gjithashtu makina është unike sepse nën kompletimin sportiv dhe paraqitjen e jashtme të inspiruar nga GTI, fsheh gjithashtu një organizim pajisjesh specifik. Ndryshimet përqendrohen tek ulja prej 13 milimetrash e pajisjeve në krahasim me versionet e tjera, përveçse është e integruar me disqe 19 inç. Dhe rastisi që makina që testuam në drejtim, kishte amortizatorë me amortizim të rregullueshëm dhe e kompletuar me një timon të rikalibruar.

RIGOROZE DHE ARGËTUESE

Një radiografi sintetike e makinës na paraqet një model 500X që ka shtruar si detyrë përpara prodhuesve që të shfrytëzojnë sa më mirë rendimentin e motorit nëpërmjet një rregullsie të vetpërmbajtur në sjelljen e tij. Dhe është pikërisht kjo ndjesi që provohet gjatë drejtimit të modelit Sport 1.3 në një rrugë me kthesa, edhe kur këto janë shumë pranë njëra-tjetrës dhe që imponojnë ndryshime të shpejta të drejtimit. Në këto kushte, Fiat 500X ecën shumë e mbledhur nga një kthesë tek tjetra.

Drejtimi është preciz dhe argëtues edhe në saj të homogjenitetit dhe reaktivitetit të timonit që jep një feedback të vlerësueshëm. Rigoroziteti i sjelljes së makinës lejon të shfrytëzohet instinktivisht motori turbo me katër cilindra dhe të mbahet më lehtë në regjime pune mesatare dhe të larta, ku ofrohet edhe gjallëri më e mirë në saje edhe të përpikmërisë me të cilën dopio freksioni tregon raportet në përshpejtim, ndërkohë që nuk është e nxituar në interpretimin e situatave që imponojnë ngjitje decizive.

Dhe në këtë pikë duhet vepruar me pedalet. Nga ana e vet, modeli Sport 1.3 të bind për komfortin e udhëtimit: mund të imagjinohet se makina vepron mirë edhe në sektorë rruge problematike.

 

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of