Fiat Chrysler Automobiles (FCA) po prodhon maska për t’ju ardhur në ndihmë mjekëve, forcave të policisë dhe stafit mjekësor në vijën e parë të përballimit të situatës.
Fiat Chrysler Automobiles (FCA) ju vjen në ndihmë të gjithë doktorëve dhe stafit mjekësor në vijën e parë, duke luftuar parandalimin e pandemisë për jetën e qytetarëve, duke prodhuar dhe duke dhuruar më shumë se 1 milion maska mbrojtëse në muaj.
Kapaciteti prodhues është duke u rritur dhe kompania do të fillojë prodhimin e maskave mbrojtëse në javët e ardhshme, duke nisur fillimisht me shpërndarjen në Itali, Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë.
Maskat mbrojtëse do të dhurohen nga FCA për policinë, EMT (duhet sqaruar) dhe zjarrfikësit, si dhe punonjësit në spitale dhe klinikat e kujdesit shëndetësor. Ky është hapi i parë i një programi shumëplanësh global, që po zhvillohet nga kompania përmes aplikimit të prodhimit dhe furnizimit, për të mbështetur luftën globale kundër pandemisë Coronavirus.
Duke komentuar këtë nismë, Drejtori i Përgjithshëm i FCA, Mike Manley, tha: “Mbrojtja e punonjësve të kujdesit shëndetësor nuk ka qenë kurrë më e rëndësishme se sot. Përveç mbështetjes që ne po japim për të rritur prodhimin e ventilatorëve, ne kemi intensifikuar kontaktet tona në të gjithë industrinë e kujdesit shëndetësor dhe është shumë e qartë se ekziston një nevojë urgjente për maska mbrojtëse. Ne kemi vendosur burimet e grupit FCA, për t’u përqendruar menjëherë në instalimin e kapacitetit maksimal prodhues për maska dhe për të mbështetur ata që kanë më shumë nevojë në vijën e parë të kësaj pandemie”.
FCA, përmes bashkëpunimit me autoritetet kombëtare dhe rajonale, do të bëjë të mundur dhurimin e maskave, një aset esencial për stafin mjekësor dhe jo vetëm, në parandalimin e pandemisë. Kompania pritet të zbulojë veprimet e mëtejshme në lidhje me luftën kundër Coronavirus në ditët e ardhshme.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.