Me një koncept surprizë, Fiat pararend modelin e ardhshëm Panda, duke marrë zgjidhjet e djeshme e duke i interpretuar ato me çelës të teknologjisë së lartë. Kabina fleksibël dhe motori elektrik
Performancë e pritshme, ruajtje në vend të freskët e të thatë. Ky do të ishte një paralajmërim i domosdoshëm. Asnjëherë më parë, kjo revistë nuk ka botuar një rikonstruksion, vlefshmëria maksimale e të cilit nuk i kalon gjashtë ditë nga dalja në treg.
Këtë herë, po rrezikojmë me vetëdije, duke paraqitur një rindërtim të destinuar të mos e mbajë dot konfrontimin me kronikën, duke përfshirë edhe fotot e makinës së vërtetë, jo asaj virtuale – të cilën grupi FCA zbulon në Sallonin e Gjenevës, nën markën Fiat. Pse, atëherë, të nisim këtë operacion editorial në kufijtë e vetë-lëndimit, duke publikuar atë që pas kësaj date, do të jetë e kapërcyeshme në mënyrë të pashmangshme? Është thënë më shumë se një herë: sepse më shumë se imazhi, i cili është thjesht një pretekst, ajo që ka vlerë është lajmi.
Lajmi është ky: grupi italo-amerikan, pas disa vitesh, paraqet në sallonin zviceran një koncept, dhe jo thjesht një çfarëdolloj, por pararendësen e zgjidhjeve filozofike dhe funksionale të modelit të ardhshëm Panda, një ikonë e vërtetë e Made in Italy. Dhe – përtej bërjes show në stendën zvicerane – i jep publikut të gjerë për herë të parë, një ide mjaft të saktë se si do të jetë, në terma konceptual, gjenerata e ardhshme e makinës së pavdekshme, duke krijuar një identikit mjaft konkret: shumë hapësirë, fleksibilitet i pashembullt dhe zero shkarkime.
DY GRUPIME
Identikit i përmbajtjes më shumë se estetik. Dizajni i makinës koncept, nga ajo që rezulton, u bë me shpejtësi, për sallonin, ndaj nuk është domosdoshmërisht përfaqësuese e pamjes së makinës seri, e cila pritet jo më herët se viti 2021. Figura që po shfaqim – fryt i lajmit që kemi grumbulluar me durim e kokëfortësi, duke kaluar murin e heshtjes, të përzierë me ca imagjinatë – është përfaqësim i përafërt i një koncepti, i cili është një parashikim, po aq i përafërt, i një modeli që ende nuk ekziston. Përmbajtja, nga ana tjetër, është përshkruar mjaft mirë, dhe ne mund t’jua tregojmë pa frikë. Në fakt, projektin e njohim mirë.
FCA ka vite që punon për të. Po, ideja nuk është e re, por përkundrazi, ajo është objekt i studimeve që prej së paku vitit 2015, dhe objekt diskutimesh të zjarrta mes një grupimi entuziast, pak a shumë që i atribuohet kreut të markës dhe të marketingut global, Olivier François, dhe një tjetër grupimi më të ftohtë, të kryesuar nga ish-kreu i rajonit Emea (Europë, Lindje e Mesme, Afrikë), Alfredo Altavilla. Megjithatë, sipas asaj ideje, Panda e re duhet të rimarrë fleksibilitetin e lartë të modelit origjinal, të dalë në vitin 1980, nga lapsi gjenial i Giorgetto Giugiaro.
Dhe nëse aktualisht ajo në listat e çmimeve, riinterpreton disa motive origjinale, të tilla si vendi i mbajtjes së sendeve përpara pasagjerit në krah të drejtuesit, makina e re – duke gjykuar nga koncepti – duhet të marrë një drejtim shumë më radikal, me zgjidhje të brendshme modulare: një panel drejtimi të llojit tubolar, që lejon vendosjen e objekteve apo pajisjeve të ndryshme, nga çanta e shpinës deri tek aparati smartphone; sedilje të pasme të lëvizshme për të favorizuar hapësirën, transportin e bagazheve apo pajisjeve sportive.
Edhe në pjesën e jashtme, modularitetit do të përbëjë çelësin e kthesës së projektit, me komponentë të kundërt dhe të këmbyeshëm, karakteristikë që mund të shtrihet në të gjithë trupin e makinës, në hipotezën e përdorimit të paneleve prej polipropileni. Kuptohet që qëllimi i modelit të ri, do të jetë populli i youtube dhe instagram, të rinjtë që janë të lidhur vazhdimisht dhe që janë mësuar të ndërtojnë universin e tyre, të përbërë nga selfie, klipe filmike, veshje vintage apo makina.
Ideja është të ofrohet një motorizim bazë për gjeneratën e cila qaset me botën e automobilave pa qenë nevoja që çmimi i përballueshme të vejë krah për krahu me propozimet e homologuara, por duke shtuar mundësinë e përshtatjes dhe përmirësimit, sipas nevojave, shijeve dhe disponueshmërisë financiare.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.